5 receta bio që eliminojnë rrudhat në zonën e syve…

0 201

Zona rreth syve vishet nga lëkura më e hollë dhe më delikate e trupit, e si pasojë rrudhat e para shfaqen pikërisht në këtë pjesë të lëkurës. Mimikat e fytyrës, mungesa e gjumit, rrezet e diellit përshpejtojnë shfaqjen e rrudhave, por më poshtë do të rendisim jo vetëm përbërësit që zbehin pamjen e rrudhave rreth syve, por dhe një serum të përgatitur në kushte shtëpie.

  1. Kastraveci eshtë i pasur me tiaminë, riboflavin, niacin, vitamina B që jo vetëm hidratojnë lëkurë por dhe e qeteson dhe e pastron në thellësi.
  2. E bardha e vezës ka efekt lifting dhe aplikimi i saj në fytyre redukton në kohë dhe sheshon rrudhat e reja
  3. Vaji i kokosit është i pasur në vitaminë E, shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Lyejeni pak zonën rreth syve në mbrëmje e në mëngjes do të shihni që çehra juaj do të jetë më e gjallë.
  4. Acidi glikolik i gjendur në qumësht ndihmon në riparimin e lëkurës dhe promovon prodhimin e kolagjenit.
  5. Kos dhe mjaltë: Kjo maskë jo vetëm rregullon teksturën e lëkurës, por eleminon qelizat e vdekura dhe e hidraton në nivel qelizor.
Serum në kushte shtëpie për eliminimin e rrudhave rreth syve
Përbërësit:

50ml vaj argani,
5 kapsula vitaminë E

Shtypini kapsulat e vitaminës E dhe shtojeni vajin e arganit derisa të krijohet një masë e njëjtrajtshme.
Me ndihmën e një kunje pambuku aplikoni pak nga kjo masa në zonën rreth syve për 10-15 minuta.

Përdorimi i rregullt çdo mbrëmje do të japë rezultate të menjëhershme. Provojeni.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...