6 lloje fantastike të çajit për ta pastruar trupin

0 94

Ka shumë mënyra për ta detoksifikuar organizmin dhe trupin. Kjo lejon që të përfitoni nga nutrientet në ushqimet që i hani, pasi ju japin më shumë energji dhe ndihmojnë të keni një jetë më të shëndetshme.

Ja 6 lloje të çajit që e bëjnë të mundur këtë proces:

Çaji i gjelbërt

Si një pije e pasur me antioksidues, çaji i gjelbërt ndihmon shumë kur bëhet fjalë për forcimin e sistemit mbrojtës dhe parandalimin e sëmundjeve si gripi, astma e stresi.

Përbërësit:

1 lugë çaj të gjelbër (10 g)
1 gotë ujë (250 ml)

Procedura:

Lugën me gjethe të çajit të gjelbër e derdhni në gotën me ujë të vluar. Sigurohuni që uji mos të jetë shumë i vluar. E lini të qëndrojë për 3 minuta. Nëse dëshironi ta ëmbëltoni, shtoni pak mjaltë.

Çaj limoni

Pasi që përmban sasi të madhe me vitamina C, limoni është një antioksidues dhe antiseptik i shkëlqyeshëm.

Përbërësit:

4 gota ujë (1 litër)
2 limonë (përdorni lëvoren dhe lëngun)

Çfarë duhet të bëni?

Vloni ujin dhe ia shtoni lëvoren e limonëve. E lini të vlojnë për 10 minuta. Pas 10 minutash, shtoni lëngun e limonit. E shërbeni dhe e ëmbëltoni me pak mjaltë nëse është e nevojshme.

Çaj sherebele

Sherbela përmban përbërës që e bëjnë funksionale mëlçinë. Mëlçia bashkë me veshkat ka për detyrë eliminimin e helmeve.

Përbërësit:

2 gota ujë (500 ml)
2 lugë sherbelë (20 g)

Çfarë duhet të bëni?

Ngrohni ujin dhe, kur të fillojë të vlojë, ndalni temperaturën e lartë dhe shtoni 2 lugët me sherbelë. E mbuloni dhe e lini për 5 minuta. Po deshët mund ta ëmbëltoni me stevia apo mjaltë.

Çaj manaferrash

Ky çaj në mënyrë krejt natyrale hedh jashtë helmet nga trupi i njeriut.

Përbërësit:

2 gota ujë (500 ml)
2 lugë gjethe manaferrash (20 g)

Përgatitja:

Vloni ujin me 2 lugët e gjetheve të manaferrave për së paku pesë minuta. E lini derisa të ftohet. E përzieni dhe e pini.

Çaj nga selino

Kjo bimë ofron efektet e vet prej një diuretiku dhe vepron si antioksidues, ndihmon në eliminimin e lëngjeve dhe mbetjeve nga trupi.

Përbërësit:

4 gota ujë (1 litër)
Gjethe nga një selino

Përgatitja:

Vloni ujin. Kur të fillojë të vlojë, shtoni gjethet e selinos. Lini të vlojnë edhe për 3 minuta e më pas ndaloni zjarrin. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 3 minuta. E përzieni para se ta shërbeni. Ëmbëltoni me mjaltë.

Çaj me lulerradhiqe

Luleradhiqja, pos se është antioksidues, përdoret edhe si pastrues i gjakut, ndihmon në dekongjestimin e mëlçisë dhe ka efekte kundër inflamacioneve.

Përbërësit:

1 gotë ujë (250 ml)
1 lugë luleradhiqe (10 g)

Përgatitja:

Së pari, ngrohni ujin. Më pas, kur të fillojë të vlojë, shtoni luleradhiqen. Pastaj, e lini të vlojë për 3 minuta e më pas e hiqni nga pllaka. E mbuloni dhe lini të qëndrojë për 5 minuta. E përzieni dhe mund ta ëmbëltoni me mjaltë para se ta shërbeni.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...