6 mënyra efektive për të zhbllokuar hundën

0 70

Secili që e ka përjetuar bllokimin e hundës, pajtohet se duhet bërë gjithçka për zgjidhur këtë gjendje sa më parë. Mungesa e frymëmarrjes paraqet më së shumti pengesa dhe si rezultat i kësaj, marrim frymë përmes fytit që shkakton tharjen e fytit dhe kollën.

Kthimi në normale i gjendjes mund të bëhet teksa jeni në shtëpi, me këto mënyra efektive për të zhbllokuar hundën.

Bëjini masazh pikës midis vetullave

Lehtë e fort bëni masazh në këtë pikë për një minutë. Ky masazh ndikon në mukozën e hundës:

  • parandalon inflamacionin dhe tharjen e mukozës së hundës,
  • ndikon si masë parandaluese,
  • zvogëlon presionin në sinuse.
Masazhojini vrimat e hundës

Duke bërë presion me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm, bëni lëvizje qarkore në hapësirën e vrimave të hundës, për 1-2 minuta. Kështu lirohen rrugët e hundës dhe mund të merrni frymë nga hunda.

Bëjini masazh pikës midis hundës dhe buzës së epërme

Me lëvizje të buta bëjini masazh hapësirës midis hundës dhe buzës së sipërme për 2-3 minuta. Ky masazh mund të ndihmojë në pakësimin e ënjtjeve në hundë.

Pastrojeni ajrin

Kur lagështia e ajrit është nën 40 për qind, mukoza e hundës thahet dhe pengon frymëmarrjen e lirë. Por, nëse keni shumë sekretim, e lagështia e ajrit është e ulët, vjen deri te zhvillimi i baktereve. Vlerat optimale të ajrit janë prej 40 deri 60 për qind.

Ngrohini vrimat e hundës

Merrni një peshqir të ngrohtë (mund ta ngrohni në mikrovalë apo ujë të vluar). Nuk duhet të jetë tepër e nxehtë, por e këndshme. Ngrohtësia e bën të lëngshëm sekretimin . Pas kësaj procedure fryjini hundët.

Nëse teshtitja vjen nga alergjia, merruni me aktivitet fizik

Kur të rrahurat e zemrës të përshpejtohen, e trupi nxehet, është më lehtë t’i fryni hundëve, sepse mukoza e hundës depërton. Mjaftojnë 15 minuta ta hiqni qafe teshtitjen e shkaktuar nga alergjitë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...