6 ushqimet që përmirësojnë disponimin!

0 55

Ushqimet që i konsumojmë mund të kenë ndikim në energjinë tonë. Në tru ndodhin procese kimike që në mungesë të disa substancave reagojnë me disponim jo të mirë.

Këto gjashtë ushqime e përmirësojnë disponimin tuaj dhe ju bëjnë më të shëndetshëm.

Çokollata e zezë

Të gjithë e dinë se ndihemi më mirë kur të kemi konsumuar çokollatë. Çokollata do ta përmirësojë energjinë tuaj, por do ta përmirësojë edhe qarkullimin e gjakut, përqendrimin dhe qartësinë tuaj. Sugjerohet që të përcaktoheni për çokollatën e zezë. Edhe pse ajo me qumësht është më e shijshme, kryesisht përbëhet nga qumështi dhe sheqeri. Çokollata e zezë ka më shumë përbërës aktivë.

Shpargujt

Substanca bazë në trurin tonë që na bën të ndihemi mirë gjendet pikërisht te shpargujt. Këtë substancë me të madhe mund ta hasni edhe në mishin e gjeldetit. Mjekët sugjerojnë që të mos përzieni konsumimin e shpargujve dhe të çokollatës, sepse ka gjasa të mëdha që të bëheni hiperaktiv.

Lakra e Brukselit

Lakra e Brukselit është një perime shumë e shëndetshme, sidomos e pasur me magnez dhe materie tjera ushqyese, që do të thotë se është një perime dhe rregullator i disponimit të mirë. Sikurse edhe te soja dhe spinaqi, kjo perime e pasur me magnez mund të freskojë ndjenjat tuaja dhe ju ndihmon në luftën kundër depresionit.

Mishi i gjedhit

Është shumë me rëndësi që prejardhja e mishit që jetë nga kafshët e ushqyera shëndetshëm dhe në mënyrë natyrale, përkatësisht kafshët e ushqyera me bar dhe në natyrë. Bari nuk përmban yndyrë, e prandaj është i pasur me aminoacidet omega 3. Këto substanca zvogëlojnë hormonet e stresit dhe mund të kenë efekt pozitiv kur vjen te shkrirja e yndyrave që qëndrojnë në stomak. Rol të rëndësishëm këtu luan edhe hekuri, i cili përmirëson disponimin dhe kujtesën.

Jogurti grek

Jogurti është koktej i shëndetit, plot me proteina, kalcium që i ndihmojnë tretjes. Nëse nuk merrni sasi të konsiderueshme të kalciumit, mund të ndjeni tension, nervozizëm dhe depresion. Nëse përcaktoheni për jogurtin grek, do të fitoni pozicione më të mëdha me proteina. Kini kujdes me kaloritë e fshehta, sheqerin dhe shurupin me nivel të lartë të fruktozës.

Mjalti

Shpeshherë keni dëgjuar se sheqeri dhe sheqeri i rafinuar nuk janë aspak të shëndetshëm për shëndet, sidomos nëse i konsumojmë në sasi të madhe. Mjalti me të vërtetë mund të ofrojë shumë më tepër sesa sheqeri. Mjalti ndikon në pakësimin e inflamacioneve dhe të depresionit. Mjalti vetvetiu është shtytje dhe dhuron energjinë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...