6 zakone që dëmtojnë trurin dhe që duhet ndaluar menjëherë

0 88

Truri është organi që luan rolin më të rëndësishëm në trupin tonë.

Truri është edhe kontrolluesi kryesor që dirigjon se si funksionojnë organet tjera dhe se si lëviz trupi jonë. Truri juaj është gjithashtu qendra e të dhënave në jetën tuaj, ruan të gjitha informatat që ju duhen dhe është përgjegjës për gjithçka që ju bëni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë këto janë gjashtë zakonet që dëmtojnë rëndë trurin tuaj.

Nuk hani mëngjes

Ne vazhdimisht dëgjojmë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, por ju me siguri e dini që shumë njerëz e shmangin atë për shkak të rutinës ditore. Ky zakon ka tendencë për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Megjithatë, pas një nate pa ushqim, mëngjesi do të sigurojë sasi të pamjaftueshmë të ushqyesve të trurit.

Privoni gjumin

Nëse nuk arrini që për një kohë të gjatë të mos fleni rehatshëm, atëherë duhet të kuptoni se jeni duke përshpejtuar vdekjen e qelizave të trurit. Gjumi i ofron trurit pushimin e duhur pas një dite me plot stres.

Konsumimi i tepërt i sheqerit

Rreziqet e konsumimit të tepërt të sheqerit nuk janë ndonjë gjë e re. Shumica nga ne e dimë se sa i dëmshëm është konsumimi i tepërt i sheqerit. Konsumimi i tepërt i sheqerit ndërhyn në aftësinë e trupit për të absorbuar mineralet dhe proteinat. Nëse ndodh një gjë e tillë, trupi juaj do të vuajë nga kequshqyerja dhe zhvillimi i trurit do të ndërpritet.

Ushqimi i tepërt

Ushqimi i tepërt shpie në shtim peshe dhe shtimi në peshë redukton forcimin e arterieve në tru.

Pirja e duhanit

Secili është i njohur me ndikimin negativ të pirjes së duhanit. Megjithatë, për disa njerëz ky zakon duket joshës. Për ju që nuk e dini, pirja e duhani mund të shkaktojë tkurrje të shumfishtë të trurit. I bëni vetës një nder dhe minimizoni shumë sëmundje duke hequr dorë nga duhani.

Mbuloni kokën përderisa fleni

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ky zakon zvogëlon futjen e oksigjenit gjatë natës, dhe duke fjetur ju nuk arrini të ushqeni trurin me oksigje prandaj thithni më shumë dioksid karboni.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...