7 gjërat e përditshme që lidhen me kancerin…

Kanceri është sëmundja më e shpeshtë që shkakton vdekje në Amerikë, pasuar nga sëmundjet e zemrës.

Te disa forma të kancerit nuk mund të ndikohet, pasi mutacionet që i shkaktojnë ato gjenden në ADN-në tonë, ndërsa lloje të tjera mund të shkaktohen nga gjëra ndaj të cilave jemi të ekspozuar, të tilla si ushqimi që hamë dhe disa zakone të këqija.

Edhe pse shkencëtarët shpesh nuk pajtohen rreth çështjeve se kush e shkakton kancerin, ata pajtohen rreth disa gjërave tjera.

Sheqeri

Studimet e reja tregojnë se sheqeri ndikon në zhvillimin e tumoreve, pasi qelizat e tumoreve përdorin sheqerin si karburant.

Industria e ushqimit të përpunuar

Shkencëtarët francezë kanë konfirmuar lidhjen ndërmjet konsumimit të ushqimit të përpunuar dhe zhvillimit të tumoreve. Megjithatë, ata nuk janë të sigurt se kush është fajtor në këtë rast: konzervansët, paketimi plastik, të dyja bashkë ose diçka e tretë.

Pirja e duhanit

Edhe pse industria e duhanit është përpjekur për të fshehur këtë lidhje, ajo ka qenë e njohur për vite se në tymin e duhanit gjenden 70 kimikate që mund të shkaktojnë kancer. Jo vetëm duhanpirësit janë në rrezik, por gjithkush që i ekspozohet këtij tymi. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka gjetur se jo-duhanpirësit e ekspozuar ndaj tymit të duhanit do të kenë mbi 30 për qind më shumë shanse për kancer.

Solariumi dhe ekspozimi në diell

Agjencia për Parandalimin e Kancerit të Lëkurës ka njoftuar se njerëzit që vizitojnë sallonet për rrezitje deri në moshën 35-vjeçare kanë 75% më shumë mundësi për kancer të lëkurës. Kjo mund t’ju dëmtojë edhe nëse rreziteni në diell pa një krem mbrojtës.

Mishi i grillit në zjarr të hapur

Edhe pse e shijshme, mishi i grillit përmban komponente të tilla si aminoacidet heterociklike dhe hidrokarburet aromatike policiklike. Mishi i përgatitur në zjarr të hapur ose në temperatura të larta lëshon lëngje dhe vajra që ushqejnë flakën dhe kthehen në kimikate të rrezikshme, të cilat pastaj i kthehen mishit që hamë. Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse vërtet shkaktojnë kancer, por testet laboratorike kanë treguar se ato shkaktojnë dëme që mund të çojnë në kancer.

Alkooli

Konsumimi i shpeshtë i alkoolit mund të çojë deri te zhvillimi i disa llojeve të kancerit, përfshirë edhe atë në fyt, mëlçi, gji dhe zorrën e trashë.

Ndotja e ajrit

Smogu dhe grimcat e ajrit të ndotur, sipas shkencëtarëve, mund të çojnë në zhvillimin e kancerit.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Kaq thjesht?! Shpëtoni nga aknet me vetëm dy përbërës natyralë!

Guidë për shëndetin, 3 simptomat paralajmëruese të leukemisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë!