7 ushqime që pastrojnë mushkëritë nga tymi i duhanit

0 356

Duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % të vendeve të Bashkimit Europian.

Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt, sesa tek femrat, përkatësisht 60 % kundrejt 18 %. Por, shqetësues mbetet rritja e numrit të të rinjve duhanpirës. Bazuar në të dhënat e studimeve të ISHP-së, me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të shkollave 9 vjeçare dhe me ata të shkollave të mesme (viti i parë dhe i dytë), rezulton se rreth 16 për qind e nxënësve janë përdorues duhani, ndërsa 16.7 % e atyre që nuk kanë pirë duhan mendojnë ta fillojnë në vitin pasardhës. Sipas studimit të ISHP-së, mbi 8 në 10 nxënës jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre, mbi 9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës.

Këshillat

Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri. Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve. Kanceri i mushkërive është një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga karcinoma në botë dhe nga ai më së shumti sëmuren duhanpirësit. Për këtë arsye mjekët u rekomandojnë të gjithë duhanpirësve të lënë duhanin.

Lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni paksa mushkëritë:

  1. Misri i ëmbël

Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.

  1. Seleni

Ky është antioksidant i fuqishëm i cili mund të gjendet në llojet e ndryshme të peshkut si tuna, salmoni dhe merluci, por edhe në mishin e qengjit, ve dhe drithëra.

  1. Qepa

Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve në mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.

  1. Xhenxhefili

Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa me shujta mund të hani edhe copa të xhenxhefilit.

  1. Portokajtë

Përveç që janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim preventiv kundër kancerit të mushkërive.

  1. Hithi

Kjo bimë e gjelbër është e pasur me hekur, ndërsa po ashtu është mjet shumë i dobishëm për detoksikim të mushkërive dhe luftën kundër infeksioneve.

  1. Çaji nga halat e pishës

Ky çaj më së shpeshti shërben për shpëlarjen e fytit dhe gojës. Megjithatë mund jetë aleat i mirë në luftën kundër kancerit të mushkërive. Mbani mend që nuk mund të pastroni tërësisht mushkëritë nëse i konsumoni këto ushqime. Por të paktën mund të liroheni nga toksinat në një masë të caktuar.

– Efektet shëndetësore të duhan-pirjes ndër të rinjtë

-Ndër të rinjtë, pasojat shëndetësore afatshkurtra te duhanpirjes përfshijnë efekte respiratorë dhe jo respiratorë, dhënie pas nikotinës, si dhe rreziqe të lidhura me përdorimin e drogave të tjera. Pasojat shëndetësore afatgjata në duhanpirjen e të rinjve janë përforcuar nga fakti që shumica e të rinjve që pijnë duhan rregullisht vazhdojnë të pinë duhan gjatë moshës madhore.

-Pirësit e cigareve kanë një nivel të ulët të funksionimit të mushkërive, sesa ata persona që nuk kanë pirë kurrë duhan. Duhanpirja redukton ritmin e rritjes së mushkërive.

– Në të rriturit, pirja e cigareve shkakton sëmundje të zemrës dhe atak. Studimet kanë treguar që shenjat e hershme të këtyre sëmundjeve do të shfaqen në adoleshentët që pinjnë duhan.

-Pirja e duhanit dëmton përshtatjen fizike të tyre në periudhat së bashku të interpretimit dhe rezistencës, madje nder te rinjtë e trajnuar ne gara konkuruese. Në një mesatare, dikush që pi një pako, ose më shumë cigaresh çdo ditë jeton 7 vjet më pak se dikush nuk ka pirë kurrë duhan. Ritmi i qetësimit të zemrës e duhanpirësve të rinj të rritur janë dy, ose tre rrahje, për minutë më shpejt se joduhanpirësit.

-Duhanpirja në një moshe të herët shton rrezikun e kancerit të mushkërive. Për shumicën e duhanpirësve, në lidhje me kancerin, rreziku shtohet me vazhdimin e pirjes së duhanit nga individi. Adoleshentet duhanpirës vuajnë nga shkurtimi i frymëmarrjes pothuajse tre herë më shpesh se adoleshentët që nuk pinë duhan dhe dyfishojnë prodhimin e gëlbazave, më shpesh se adoleshentët që nuk pijnë duhan.

FAKTE TË RËNDËSISHME PËR DËMET E DUHANPIRJES

Përdorimi i duhanit është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik, që bota ka hasur ndonjëherë.

-Aktualisht në botë numërohen më shumë se 1 miliardë duhanpirës.

– Globalisht, përdorimi i produkteve të duhanit është duke u shtuar, megjithëse janë duke u ulur fitimet e mëdha të shteteve.

-Pothuajse gjysma e ajrit të frymëmarrjes nga fëmijët e botës është i ndotur nga tymi i duhanit.

– Epidemia është duke lëvizur në botën në zhvillim.

-Më shumë se 80% te duhanpirësve botërorë jetojnë në shtete me fitime të ulëta, ose të mesme.

-Përdorimi i duhanit vret 5.4 milionë njerëz në vit, mesatarisht një person çdo sekondë, dhe llogaritet që 1 në 10 të rritur të vdesë në botë. Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij.

– Duhani është një faktor rreziku për 6 nga 8 shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë.

-100 milion vdekje janë shkaktuar nga duhani në shek. XX. Nëse tendenca aktuale vazhdon, do të rritet në 1 miliardë vdekje në shek. XXI.

-Vdekjet e lidhura me duhanin do të rriten më shumë se 8 milion në vite nga 2030 dhe 80 % e këtyre vdekjeve do të ndodhin në botën e zhvilluar.

– Duhani është përgjegjës për 25 lloje sëmundjesh. Tymi i duhanit përmban 4.000 lloj kimikatesh të njohura si shkaktarë të sëmundjeve të zëmrës, të sëmundjeve respiratore dhe disa lloj tumoresh. Duhani në shtatzëni dëmton zhvillimin e fëmijës.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...