8 simptomat e kancerit të qafës së mitrës që çdo grua duhet t’i njohë!

Kanceri i qafës së mitrës është një nga kanceret më të përhapur të shëndetit riprodhues dhe vetëm në vitet ’50 u përdor për hërë të parë Papanicolaou, pajisja që lejonte mjekët të ekzaminonin qelizat e qafës së mitrës.

Është e rëndësishme të theksohet se kanceri i qafës së mitrës mund të zbulohet në kohë falë këtij testi, por ju gjtihashtu duhet të njihni dhe shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje.

Gjakderdhje pas marrëdhënies seksuale

Nuk është normale rrjedhja e gjakut pas seksit, kështu që nëse vëreni njolla gjaku për një kohë të gjatë duhet të bisedoni me mjekun tuaj. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të qafës së mitrës ose një lloj infeksioni.

Gjakderdhje pas menopauzës

Nëse keni kaluar në menopauzë dhe sërisht keni gjakderdhje duhet të bëni një vizitë.

Perioda më të rënda se zakonisht

Kjo nuk është shenjë vetëm e kancerit të qafës së mitrës, pasi gratë përjetojnë cikël të rëndë dhe për shkak të ndryshimit të stinëve, por nëse kjo shenjë shoqërohet me të tjerat, duhet të bëni një PapTest.

Zgjatje e ciklit menstrual

Vini re se sa ditë ju zgjat cikli e nëse për më shumë se tre muaj vëreni zgjatje të periodave duhet të bëni një kontroll gjinekologjik.

Sekrecione vaginale

Nëse vëreni se sekrecionet vaginale kanë ngjyrë apo erë të çuditshme , duhet të kuptoni shkakun e këtij ndryshimi.

Dhimbje gjatë seksit

Dhimbja gjatë seksit mund të jetë një tregues i kancerit të qafës së mitrës, por duhet të bisedoni me mjekun për të kuptuyar nëse është kjo sëmundje që jua shkakton apo ndonjë problem tjetër.

Dhimbja e legenit

Nëse keni dhimbje të kësaj zone të trupit, mund të jetë gjithashtu një shenjë e kancerit të qafës së mitrës.

Probleme me urinimin

Vështirësia në urinim është një tjetër shenjë e kancerit të qafës së mitrës që ndodh si rezultat i ënjtjes së zverkut, duke penguar kështu daljen e urinës. Në këtë rast ju nuk mund ta zbrazni krejtësisht fshikëzën e urinës dhe keni dhimbje gjatë urinimit.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ushtrimi tibetian për trajtimin e gjëndrës tiroide!

Mahnitëse: Kjo recetë heq 80 për qind të helmeve dhe metaleve të rënda nga trupi!