9 të mirat shëndetësore që na i sjell peshku!

0 47

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin. I pasur në përbërës ushqimore thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh.

Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij. Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga çmendja, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur. Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë.

Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë.

Më poshtë janë të listuara 9 të mira shëndetësore që na vijnë nga peshku:
1. Shëndeti kardiovaskular

Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular. Një dietë që përfshin peshk mund të ndihmojë të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare dhe dështimi i zemrës duke parandaluar akumulimin e triglicerideve, reduktuar nivelet e triglicerideve të tepërta, rritur kolestertolin HLD (të mirë) dhe duke parandaluar mpiksjet e gjakut.

2. Tensioni i gjakut

Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.

3. Rënia në peshë

Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave. Hulumtimi preliminar po ashtu tregon që kapsulat e vajit të peshkut të kombinuara me ushtrime kanë shkaktuar më shumë humbje të peshës, se sa ushtrimet pa shtesat e vajit të peshkut.

4. Redukton rrezikun nga kanceri

Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë. Shtesat e vajit të peshkut po ashtu mund të jenë të dobishme tek pacientët që vuajnë nga kanceri i lidhur me hiperlipideminë.

5. Rrit funksionin e trurit

Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plaken.

6. Lufton inflamacionin

Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde. Acidet yndyrore omega 3, veçanërisht EPA e gjetur në vaj të peshkut, kanë efekt mjaft pozitiv në reagimin tuaj inflamator prandaj është shumë ndihmues në lehtësimin e gjendjeve të vështira si artriti, prostatitisi dhe cystitisi.

7. Përmirëson pamjen

Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku lufton degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë). Një studim i kohës së fundit ka zbuluar që njerëzit të cilët hanë të paktën dy shujta peshk në javë kanë përgjysmë më pak gjasa për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me sëmundje (shkaku kryesor i verbërisë së lidhur me moshën) se sa ata që nuk hanë aspak peshk.

8. Kujdesi i lëkurës

Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mirë. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Lipid Research”, acidi esencial yndyror omega-3 EPA i gjetur në vaj të peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të shtyjë procesin e plakjes së lëkurës.

9. Lufton depresionin

Acidet yndyrore Omega 3 në vaj të peshkut janë të mira për lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Studimet kanë zbuluar që shoqëritë që hanë shumë peshk kanë shkallë më të ulët të depresionit, sipas gjasave për shkak të acideve yndyrore omega-3.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...