Arsyet përse duhet të hani rrush të thatë në mëngjes!

0 52

Nëse hani rrush të thatë në kafjall, trupit do t’i dhuroni shumë vitamina dhe minerale. Mësoni më shumë për vetitë shëruese të këtij fruti të thatë.

Ulë hipertensionin

Rrushi i thatë ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
Diçka që duhet cekur është se rrushi i thatë përmban glukozë. Vetitë shëruese do t’i merrni nëse e konsumoni në mënyrë të moderuar, për shembull, një grusht në ditë (rreth 25 g), e do të fitoni shumë edhe nga përmbajtja e lartë e kaliumit që përmbajnë, që është i dobishëm për ta ulur shtypjen e lartë të gjakut.
Fibrat në rrushin e thatë ndihmojnë edhe te shëndeti kardiovaskular.

Është përplot me energji, gjë që ndihmon në luftimin e anemisë

Rrushi i thatë përmban një sasi të madhe të hekurit, që ndihmon në trajtimin e anemisë. Po ashtu përmbajnë edhe vitamina të kompleksit B, esenciale për formimin e gjakut të ri. Përmbajtja e bakrit te rrushi i thatë ndikon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Ndihmojnë në pastrimin e trupit

Një mënyrë interesante për të thithur të gjitha vetitë shëruese të rrushit të thatë është që gjatë natës t’i vendosni në një gotë me ujë dhe më pas ta pini ujin në mëngjes. Kjo është mënyrë e duhur për ta përmirësuar funksionimin e mëlçisë dhe të veshkave.

Thuajini lamtumirë kapsllëkut

Kur të konsumoni rrushin e thatë, diçka befasuese ndodh. Proceset natyrale inkurajojnë lëvizjen e zorrëve, derisa i detoksojnë ato dhe jashtëqitja do të jetë e lehtë. Për më shumë, nëse vuani nga diarreja. Fibrat e tretshme gradualisht rregullojnë problemin dhe ju ndihmojnë të luftoni plogështinë.

Kujdesen për eshtrat

Do të jeni të lumtur kur të dëgjoni se rrushi i thatë, sikurse dhe fiku, është i pasur me kalcium. Nëse një grusht me rrush të thatë ia shtoni jogurtit, eshtrave do t’jua dërgoni gjithë kalciumin e nevojshëm. Po ashtu, rrushi i thatë përmban edhe kalium, mineral esencial për ta luftuar osteoporozën.

Mbajnë acidet larg trupit

Trupi i mbushur me acide ndikon të shfaqen akne dhe probleme tjera në sipërfaqen e lëkurës. Artriti përkeqësohet, derisa rrezikoheni edhe nga gurët në veshka ose niveli i lartë i kolesterolit. Nëse filloni që për çdo ditë të hani një grusht rrush të thatë për çdo ditë, do të furnizoheni me magnez dhe kalium, që mbajnë trupin alkalin.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...