Bëjeni vetë kremin për lëkurën e pëlcitur të duarve me tre përbërës që nuk kushtojnë asgjë!

0 190

Nuk kushton shumë dhe në çast mund ta zgjidhni problemin i cili ju mundon vite të tëra. Ja se si ta bëni.

Nëse specialistët e kozmetikës thonë ndryshe, kurimi i duarve nuk kërkon angazhim të madh. Madje edhe kremin për lëkurën e pëlcitur të duarve mund ta bëni vetë, shpejt dhe pa shpenzuar shumë para.

Shumica e njerëzve kurojnë duart ashtu që i lajnë dhe vetëm ndonjëherë i lyejnë me krem hidratimi, gjë që nuk paraqet ndonjë mundim të madh, as që kërkon ndihmën e ndonjë eksperti të veçantë.

Në shumicën e rasteve kjo nuk është e mjaftueshme, por me kalimin në moshë, duarve u nevojitet kurë shtesë, të cilën bash të gjithë mund ta bëjnë.

Kremin për regjenerim të lëkurës mund ta bëni nga tre përbërës të cilët i keni në shtëpi.

Ju nevojiten:

– 1 lugë mjaltë;
– 1 lugë jogurt;
– 1 lugë lëng limoni

Udhëzimi për përdorim:

Përzieni të gjithë përbërësit derisa të marrin masë kremi.

Qiteni masën në lëkurën e dëmtuar dhe lëreni të qëndrojë së paku 15 minuta. Pastaj ngadalë hiqeni masën e tharë.

Trajtimin përsëriteni 2 – 3 në javë, nëse dëshironi rezultate më të mira.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë