Biskota me qumësht Panda. Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë!

Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë, për përgatitjen e këtyre biskotave fantastike! Hidhini një sy recetës më poshtë.

Me siguri fëmijët tuaj do t’i adhurojnë.

Përbërësit:
  • 500 gram miell
  • pluhur për pjekje
  • 250 gram margarinë
  • 1 kuti qumësht
Përgatitja:

Hidhni margarinën në një tigan dhe vendoseni të shkrijë. Pas kësaj, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta.
Ndërkohë, në një tas shtoni miellin dhe qumështin. Shtoni margarinën e shkrirë dhe përziejini mirë.
Ngjesheni brumin mirë për disa minuta dhe filloni të formoni biskotat sipas formës që dëshironi.

Vendosni një letër në enën për pjekje dhe më pas të gjitha biskotat në të.
Vendosini në furrë të piqen për rreth 18 deri në 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.

Shijojini!

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Të mposhtësh sëmundjet pa ilaçe, Hetem Ramadani: Të gjithë kemi mundësi të jetojmë 140 vjet!

Mishi i dërguar në Kosovë ishte i destinuar për kafshët!