Bleona e bën sërish, ekspozon gjoksin e mbuluar vetëm me rrjetë!

Yjet zakonisht përpiqet që të marrin më shumë vëmendje gjatë parakalimit në tepih të kuq në mbrëmjen më të ndjekur të vitit në Hollywood.

Në kuadër të Academy Awards, zhvillohen disa ndeja, ku marrin pjesë personalitete të famshme.

Dhe pas pjesëmarrjes në evenimentin e organizuar nga Fondacioni i Elton John, ku kishte veshur një fustan të Elie Saab dhe dukej për mrekulli, këngëtarja shqiptare ishte e pranishme edhe në një tjetër ndejë.

Ajo mori pjesë në ndejën e përvitshme të ‘Vanity Fair Oscars’ që zhvillohet pas ceremonisë së Academy Awards.

38-vjeçarja nuk i ka lënë asgjë imagjinatës duke veshur një fustan në formë rrjete që i ekspozonte shumë nga trupi i saj.

Gjoksi i Bleonës ishte krejtësisht i ekspozuar, ndërkohë që në pjesën e poshtme ka mbajtur brekë të zeza për të penguar dukjen e modestisë.

Dukja e saj ka tërhequr vëmendjen e tabloideve kryesore, të cilat i kanë kushtuar artikuj në faqet e tyre rozë. Daily Mail, The Sun, Express.co.uk e Metro janë disa prej tyre.

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që Bleona zgjedh të vishet në këtë mënyrë në evenimente të rëndësishme botërore.

Ajo i kishte bërë të gjithë ta kthenin kokë kur u paraqit në American Music Awards të vitit 2014, po ashtu me një fustan në formë rrjete.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Lëngu para gjumit që djeg dhjamin në kofshë dhe bark!

Ekskluzive: Vajza e Adem Jasharit lind fëmijë në ditën e Epopesë së UÇK-së