Bomba energjetike për forcimin e organizmit!

Nëse shpeshherë ndjeheni të lodhur dhe thuajse asnjëherë nuk keni sasi të mjaftueshme të energjisë, përgatiteni këtë eliksir efikas, i cili pastron organizmin dhe kthen energjinë.

Përbërësit kryesorë janë hudhra, vaji i ullirit, mjalti, çaji i gjelbër, piperi, rrëshirë dhe uthulla e mollës.

Hudhra posedon efekt çudibërës kundër baktereve, kërpudhave, parazitëve.
Vaji i ullirit dhe fryti i ullirit me ndikimin e vet kundër oksiduesve ruajnë qelizat dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, kanë përbërës kundër inflamacioneve, si dhe e ulin rrezikun nga kanceri.
Ky eliksir ju dhuron energji të madhe dhe përmirëson gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Përbërësit:
  • 2 lugë hudhër të imtësuara;
  • 3 lugë vaj ulliri;
  • 5 lugë mjaltë natyral të livadheve;
  • 1 lugë çaj të gjelbër, të zier fort;
  • ½ e lugës spec të kuq të bluar;
  • ½ e lugës rrëshirë natyrale;
  • 1 lugë uthull të mollës.
Vërejtje:

Rrëshira halore, e cila gjendet në lëvore (në periudhën e stinës së verës) dallohet për nga substancat e hidhura dhe vajin eterik që përmbajnë përbërësin shërues të quajtur terpentinë. Në mjekësinë popullore preparatet mjekësore nga një rrëshirë si kjo përdoren për shërimin e sëmundjeve të lëkurës. Gjatë përdorimit nevojitet kujdes dhe t’ju përmbaheni me saktësi sasisë së përshkruar.

Përgatitja:

Hudhrat i piqni në vaj të ullirit për një minutë të vetme. Shtoni më pas të gjithë përbërësit tjerë dhe i lini në zjarr të lehtë edhe për pesë minuta. E hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet, e më pas e zhvendosni në një kavanoz prej qelqi, e mbuloni me kapak dhe e lini në frigorifer.

Terapia:

Merrni një lugë në ditë, përafërsisht në të njëjtën kohë. Nuk ka lidhje nëse eliksirin e përdori para apo pas ushqimit.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Tri fshehtësi, me të cilat kurrë nuk mbeteni të uritur

Ilaçi që parandalon kancerin përgatitet me dy erëza!