“Bomba” me vitamina brenda një kavanozit!

Për kavanozin prej 2,5 l nevojiten:

  • nga 500 g spec të kuq, të verdhë dhe të gjelbër,
  • një kokë e vogël lakër,
  • 3 domate,
  • 1 lugë qimnon,
  • 2 qepë dhe
  • 1 lugë piper i zi.

Për lëng shtesë:

  • 5/4 l uthull të bardhë,
  • 1/2 litër ujë,
  • 1 lugë kripë,
  • 3 lugë sheqer,
  • 1 lugë përzierje erëza të përziera (piper, kanellë dhe arrëmyshku) dhe
  • 2 lugë kopër të copëtuar.

Specat i përgjysmoni, hiqni farat dhe i preni në rriska të holla. Lakrën e pastroni dhe e preni në rrika të holla. Qepën e qëroni dhe e prini hollë.

Domatet i përvëloni me ujë, dhe i preni në pjesë të trasha. Perimet e copëtuara i hidhni në një tepsi, erëzoni me piper dhe i përzieni mirë me dorë.

Të gjithë përbërësit për lëngun shtesë i vendosni në një enë, i zieni, i derdhni perimet dhe i përzieni. I vendosni nëpër kavanozë të sterilizuar dhe i lini në vend të ftohtë.

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

10 gabime të higjienës personale që i bëjmë çdo ditë!

Humbni peshë përmes dietës së Hollivudit!