‘Burri im më thotë që ta ndërpres gjidhënien, për të humbur peshë’

Burri i një gruaje dëshiron që ajo të ndalojë së ushqyeri me gji djalin e tyre, me qëllim që të humbasë peshë.

“Ai po më rekomandon që ta ndaloj gjithënien, pasi që po thotë se po më ndalon procesin e humbjes së peshës”, tha nëna e cila dëshironte të mbetej anonime.

Gina Haitidis, e cila ka diplomë në sociologji dhe kriminologji, si dhe master në punën sociale dhe në psikoterapi psikoanalitike të fëmijës, ka dhënë një përgjigje shumë të sofistikuar.

“Unë kam mjaft njohuri nga natyra e këtyre problemeve,” shkroi Gina, “dhe duke u bazuar në atë që keni zgjedhur për të bërë, unë do të thoja se ai është ndoshta i pasigurt për rolin e tij në dinamikën dhe marrëdhënien e familjes suaj”.

Gina përmendi një numër arsyesh të mundshme për sjelljen e burrit. Së pari, ajo sugjeroi se ndoshta reagimi i tij ndodhi për shkak të një përjashtimi të perceptuar nga roli që ai e kishte paraqitur vetë në jetën e djalit të tij.

“Fëmija juaj i tretë është një djalë dhe ai si baba ndoshta ka pasur fantazitë që rrethojnë marrëdhënien që do të kishte me djalin e tij,” shkruan ajo, “Duket (ndoshta sepse djali juaj është akoma shumë i ri) se në fantazitë e burrit, që ai i ka krijuar vetë paraprakisht, ai nuk ka vend. Kjo mund ta bëjë atë disi xheloz dhe të pasigurt.”, përfundoi ajo.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Njihuni me 5-vjeçarin shqiptar me fuqi ‘mbinjerëzore’! (Foto+Video)

Shëruesin e përhershëm të kolesterolit, astmës dhe diabetit e keni në shtëpi…