Çaji magjik, që përmban 14 herë më shumë antioksidues se boronicat!

Tash e një periudhë të gjatë kohore çaji i gjelbër është në zë si lloji më i shëndetshëm, i njohur, i çajit. Për përparësitë e tij shëndetësore më meritorët janë antioksiduesit.

Por, studimi më i fundit zbulon se ekziston një lloj edhe më i shëndetshëm i çajit, madje më i shëndetshëm edhe se çaji i gjelbër. Bëhet fjalë për çajin “matsha”.

Çaji “matsha” fitohet nga e njëjta bimë sikurse edhe çaji i gjelbër, i vetmi dallim është se aty mblidhen gjethet e reja të bimës, të cilat para se të përpunohen mbahen në vende të errëta dhe të thata për dy javë rresht. Në këtë mënyrë shtohet niveli i klorofilit dhe antioksiduesve te ta.

“Kur gjethet e reja të bimës qëndrojnë për dy javë në vend të errët e të tharë, vlerat e tyre shëruese shtohen shumë”, ka deklaruar profesoresha Mariza Snyder.

Çaji “matsha” përmban 14 herë më shumë antioksidues në krahasim me boronicat. Antioksiduesit marrin pjesë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, çrregullimeve kognitive, llojeve të ndryshme të kancerit, diabetit, tipi 2 dhe rregullimin e kolesterolit.

Çaji “matsha” përmban edhe aminoacidin “L-teanin”, që përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe marrjen e informatave të reja.

What do you think?


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43

Warning: array_merge(): Argument #2 is not an array in /home/femina15/public_html/wp-content/plugins/snax/includes/votes/template.php on line 43
0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Pijeni këtë lëng në mëngjes me stomakun bosh dhe nuk do të ndjeni lodhje gjithë ditën!

10 ushqimet më të rrezikshme për organizmin tonë!