Çdo dhëmb lidhet me një organ të trupit. Dhimbja e dhembëve mund të rezultojë e rrezikshme për disa organe!

A e dini se dhimbja më e vogël e dhëmbëve mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tuaj?

Siç duket, ekziston një lidhje e fortë midis gjendjes së dhëmbëve dhe gjendjes së organeve të brendshme.

Problemet me dhëmbët e caktuar tregojnë problemet me organet e caktuara. Ekspertët trgojnë se si dhëmbët e përparmë janë ngushtë të lidhur me veshkat, fshikën dhe veshët.

Ndonjëherë dhembja shfaqet në dhëmbin e shëndoshë, ndonjëherë në atë të prishurin, por ndodh që të “ther” edhe në vend ku nuk ka më dhëmbë.

Mirëpo, para së gjithash, higjiena e dhëmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe dhembja në këtë dhëmbë, në rend të parë, mund të thotë që thjesht keni karies apo dhëmbi duhet të shërohet për shkaqe të tjera.

Megjithatë, problemet e caktuara me këta dhëmbë mund të tregojnë edhe në vështirësi në pjesë të tjera të trupit.

Dhëmbët e përparmë – inflamacioni i fshikës urinare, inflamacioni i veshit, inflamacioni i veshkave.

Dhëmbi i parë – angina, inflamacioni i prostatës.

Dhembjet kronike në dhëmbin e syrit – inflamacioni i fshikës të tëmthit, hepatiti.

Paradhëmballa (gjendet midis dhëmbit të syrit dhe dhëmballës) – koliti, reaksione alergjike, inflamacioni i mushkërive, disbalanca e baktereve të mira.

Dhëmbi i katërt (i sipërmi dhe i poshtmi) – probleme me gjurin, bërrylat dhe supet, sëmundja e zorrës së trashë, disa procese inflamatore.

Cilado dhëmballë qoftë – problemet me lukthin, pankreasi kronik (inflamacioni i gjëndrës së barkut), anemia, gastriti kronik.

Dhëmbi i gjashtë i poshtëm – probleme me venat dhe arteriet, arteroskleroza.

Dhëmbi i gjashtë i sipërm – inflamacioni i vezoreve, probleme me mukozën dhe pankreasin, sinuset, sëmundja e gurmazit.

Dhëmballa e poshtme – venat e zgjeruara, problemet me mushkëritë (astma bronkiale, inflamacioni, bronkiti), shfaqja e polipeve në zorrën e trashë.

Dhëmballa e pleqërisë – sëmundje zemre, të meta të lindura, sëmundje koronare të zemrës, shkruan Helathy Food Forever.

 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha dhimbjet apo sëmundjet e brendshme shoqërohen nga dëmtimin e dhëmbëve.

What do you think?

-1 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

6 arsye pse ju bën mirë për shëndetin kombinimi i ujit me kastravec

Largojini toksinat nga zorrët me fara liri dhe kefir