Celulit gjatë shtatzënisë: çfarë duhet bërë?

0 77

Armiku i të gjitha grave? Nuk ka dyshime! Ai është celuliti!

Kur ato janë shtatzëna, në zonat më kritike celuliti bëhet më i theksuar, dhe përdorimi i kremrave nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Për fat të keq shumë kremra anticelulitë përmbajnë substanca që nuk mund të asimilohen nga organizmi, sepse janë të rrezikshme: përbërësit aktivë të kozmetikës që absorbohen nëpërmjet gjakut mund të jenë të dëmshëm për fetusin.

Ne ju këshillojmë që t’u hidhni një sy produkteve homeopatike (ndoshta me këshillën e një farmacisti) ose bimore, ku ju mund të bëni një përzgjedhje të gjerë të kremrave natyrorë të posaçëm për problemin tuaj. Mos u dekurajoni, sepse ekzistojnë disa produkte anti celulit të projektuara veçanërisht për ju.

Por, mbi të gjitha, këshilla jonë është që të filloni të përdorni vazhdimisht kremin e përshtatshëm disa herë në vit. Në realitet ilaçi më i mirë dhe më i efektshëm për celulit nga të gjithë është masazhi. Duke filluar që në muajin e katërt të shtatzënisë mund të shkoni te një estetiste eksperte për të nisur një cikël trajtimesh ose mexoterapinë, që bën presion mbi nyjat, shpërndan gjëndrat yndyrore dhe nxit qarkullimin e gjakut.

Fundja celuliti nuk është gjë tjetër përveçse një problem i qarkullimit. Në shtatzëni, pesha e barkut, “stuhia” hormonale, jeta sedentare që bëjnë pothuajse të gjitha gratë gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, nuk bëjnë gjë tjetër përveçse nxjerrin në pah vështirësitë e qarkullimit të gjakut. Kremrat anticelulitë ose masazhet nuk janë të vetmet mënyra për të luftuar celulitin gjatë shtatzënisë. Është e qartë që edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj me anë të disa masave të thjeshta anti celulit.

Një dietë e ekuilibruar do të bënte mjaft mirë si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj. Toksinat dhe mbeturinat e akumuluara janë një pasojë e celulitit. Pra, pikë së pari duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe pa yndyra, që parashikon konsumin e rregullt të mishit (mundësisht të jetë i bardhë), peshkut, perimeve të pjekura në skarë, drithërave dhe frutave.

Bëni kujdes me pirjen e qumështit (mos e ekzagjeroni), me sheqerin, por edhe me kripën, sepse ato pengojnë qarkullimin e lëngjeve apo të ujërave të organizmit.

– Për ato gra që vuajnë nga celuliti, në ndihmë për të hequr yndyrat dhe substancat toksike, do t’u vinte edhe pirja e konsiderueshme e ujit. Uji këshillohet të mos jetë me shumë natrium. Ne ju këshillojmë që gjithmonë me vete të mbani 1 ose 2 shishe uji një kilogramë për t’i pirë gjatë gjithë ditës.

– Për të mos vuajtur më nga celuliti duhet të lëvizni sa më shumë. Një aktivitet fizik mjaft korrekt gjatë shtatzënisë është ideal për t’iu kundërvënë efekteve të celulitit. Ai është gjithashtu shumë i dobishëm jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për fetusin. Biçikleta e stërvitjes, shëtitjet e gjata në park, joga dhe disa ushtrime të thjeshta aerobie, janë mënyrat e duhura për t’u ndier në formë edhe gjatë shtatzënisë. Këshilla jonë është ta përkrahni veten me durim dhe me shpirtin e sakrificës për të jetuar shtatzëninë me mënyrat më të mira për ju dhe për fëmijën tuaj.

Do ta shihni, bukuria juaj do t’ju japë kënaqësinë e duhur.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...