Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk hani darkë?

0 165

Shumë persona, kur bëhet fjalë për dietën, mendojnë se eliminimi i darkës është i domosdoshëm.

Nga studimet e fundit të kryera në Britani, rezulton se njerëzit që eliminojnë darkën kanë më shumë shanse për t’u zgjuar të nesërmen të lodhur dhe pa energji.

Pas studimit të rreth 1000 të pranishmëve, rezultoi se 60 për qind e atyre që hanin darkë, të nesërmen ishin më shumë energjikë se sa pjesa tjetër që kishte zgjedhur të dobësohej duke eliminuar vaktin e fundit të ditës.

Sipas studiuesve, lënia e darkës nuk është zgjidhja më e mirë për të rënë nga pesha, pasi gjatë natës, stomaku vijon punën dhe duhet të ketë dicka brenda tij. Megjithatë, për njerëzit që janë në dietë, ata këshillojnë disa ushqime që në darkë mund t’i konsumojnë më shumë se në çdo orë tjetër të ditës.

Ushqimet që na ndihmojnë për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm janë: Kos frutash, perime gjysmë të gatuara, çaj jeshil, qumësht me mjaltë, supë me perime, fileto pule (me perime) dhe frutat e stinës.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...