Çfarë ndodhë me trupin tuaj kur nuk konsumoni sheqer?

0 145

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodhë me trupin tuaj kur nuk konsumoni sheqer?

Largimi i sheqerit nga dieta juaj ka përfitime të shumëta shëndetësoe, kurse dobësimi, gjegjësisht reduktimi i rrezikut nga trashësia jo e shëndetshme, është vetëm njëra nga ato, transmeton Femina.al

  1. Humbja e shtresave yndyrore rreth stomakut
    Llogaritja është shumë e thjeshtë: nëse doni të heqni qafe yndyrën rreth stomakut, ushqimin e pasur me sheqer duhet ta zëvendësoni me ushqim të pasur me fibra
  2. Rritje e energjisë
    Kur hani diçka ëmbël ose konsumoni kafe, ndjeheni se jeni shumë me energji, pas së cilës keni një rënie të shpejtë. Nëse në vend të ushqimeve të pasura me sheqer konsumoni ushqime të pasura me yndyrna të shëndosha dhe me proteina të cilat digjen më ngadalë, do të kishit energji për gjithë ditën, transmeton Femina.al
  3. Ulja e dëshirës për ëmbëlsira
    Sa më tepër që konsumoni gjëra të ëmbla, aq më tepër do të keni dëshirë për t’i konsumuar përsëri dhe anasjelltas.
  4. Punë më e mirë e zemrës
    Konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit, shkakton akumulimin e kolesterolit të keq, që mund të sjellë në sëmundje të ndryshme të zemrës.
  5. Rrezik i zvogëluar nga diabeti
    Sa më pak sheqer në organizëm, aq më të vogla shanset që të sëmureni nga dijabeti (sëmundja e sheqerit)
  6. Fokusim më i mirë
    Dieta e pasura me sheqer mund të ndikojnë negativisht në koncentrim, të dëmtojë funksionet e trurit dhe t’i forcojë simptomat e depresionit.
  7. Ulja e fryerjes
    Edhe pse fryerja zakonisht është e lidhur me ushqimin e njelmët, për shkak të natriumit i cili ndikon në mbajtjen e ujit në trup, fryerja mund të paraqitet edhe për shkak të konsumimit të tepërt të sheqerit.
  8. Gjum më të mirë
    Ekziston lidhje ndërmjet gjumit të keq dhe konsumimit të tepërt të sheqerit gjatë ditës. Ju mund të fleni mjaftueshëm, por megjithatë të ndjeheni të lodhur.
  9. Pamje më e mirë e lëkurës
    Sheqeri ndikon keq në kolagjen – gjë që është e rëndësishme për pamjen rinore.
  10. Rritja e muskujve
    Disa studime shkencore lidhin humbjen e masës së muskujve tek njerëzit e moshuar me sheqerin e rafinuar, i cili parandalon sintezën e proteinave në muskuj./Femina.al/
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...