PËR TË QARËPËR TË QARË DASHURIDASHURI DREQI E MARRTËDREQI E MARRTË BUDALLABUDALLA

Çfarë nënkupton mpiksja (trashja) e menstruacioneve?

Nëse gjatë menstruacioneve nuk jeni ndeshur me këtë fenomen, ju jeni një femër me fat. Nëse nuk e dini se çfarë është mpiksja e gjakut, ne do t’jua shpjegojmë.

Mpiksja e menstruacioneve nënkupton trashjen e gjakut, me pika të ndezura apo të errëta të kuqe në “copëzat” e gjakut. Edhepse duket e tmerrshme, mpiksja e gjakut menstrual është gjë e zakonshme që ndodh kohë pas kohe dhe nuk është ndonjë gjë që vë në rrezik jetën tuaj. Trupi juaj prodhon antikoagulantë që të parandalojë mpiksjen e gjakut mirëpo gjatë rrjedhjes eksesive të menstruacioneve, antikoagulantët nuk mund të funskionojnë më shpejtë se rrjedhja e gjakut.

Mirëpo, nëse e përjetoni çdoherë kështu periudhën menstruale, mpiksje e gjakut dhe rrjedhje të madhe, atëherë mund të keni njërin nga pesë problemet e përmendura poshtë.

Fibroidë të mitrës

Këto janë tumore beninje që rriten përbrenda mitrës, mirëpo fakti që janë beninje nuk nënkupton se duhet të relaksoheni edhepse shumica e femrave me këtë gjendje nuk përjetojnë asnjë simptomë të keqe, ndonjëherë shkaktojnë dhimbje fizike, shtypje në fshikëz dhe menstruacione të gjata dhe të rënda.

Kontrolli i shtatëzënisë

Trupi i disa femrave ndikon ndaj pilulave hormonale apo johormonale të kontrollit të shtatëzënisë, me çrregullim menoragjik të gjakut. Simptoma fillestare është se periudha juaj zgjat më tepër se shtatë ditë dhe ka një rrjedhje abnormal. Nëse një gjë e tillë paraqitet posa të keni filluar të përdorni formë të re të pilulës për kontroll të shtatëzënisë, flisni për këtë me mjekun.

Abort

15 deri në 20% të shtatëzënive të njohura përfundojnë me abort para javës së 20, ndërsa numri aktual është edhe më i madh pasiqë nuk e dini se keni ngelur shtatëzënë dhe abortoni shumë më herët pa e vërejtur. Mpiksja e gjakut është pjesë përbërëse e një aborti të tillë.

Perimenopauza

Menstruacionet e rënda me mpiksje të gjakut janë shenjë e zakonshme e perimenopauzës, fazës para menopauzës së vërtetë. Perimenopauza nxit progesteronin që e prodhon trupi të luhatet, edhepse ky hormon është çiftëzuar me estrogjenin që të mirëmbajë proçesin, në perimoneopauzë ka më pak nga ky hormon. Kjo shkakton që estrogjeni të arrijë nivele të larta në trup dhe të shkaktojë ind abnormal të trashur endometrial, me çka kemi menstruacione tepër të rënda me mpiksje të gjakut. Prap, nuk keni nevojë për panik nëse jeni në perimenopauzë të hershme vetëm pse ju ka mpiksur gjaku menstrual.

Abnormalitete të mpiksjes

Janë disa çrregullime të trashëguara trupore që shkaktojnë gjakosje eksesive gjatë menstruacioneve. Njerëzit me sëmundjen Uillebrand mavijosen lehtë dhe përjetojnë më shpesh gjakosje të zgjatur, qoftë nga hunda apo mishi i dhëmbëve, qoftë në menstruacione. Nëse keni ndonjë smiptomë të tillë, kontaktoni me mjekun.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Mënyra më e mirë për heqjen e gurëve të tëmthit. Në vetëm një ditë!

Si ndikojnë kontraceptivët tek shëndeti mendor, ja pasojat negative të piluave në organizmin e gruas!