Çfarë përjeton vagina juaj gjatë marrëdhënieve intime?

0 570

Nga ndjesia e të menduarit për seks e deri te orgazma plot kënaqësi – ja çfarë ndodhë aty poshtë…

Sipas një studimi ekskluziv nga Kongresi Amerikan i gjinekologëve, u zbulua se shumë pak femra njohin anatominë e trupit të tyre. Për të ju ndihmuar të kuptoni më mirë pjesët e trupit tuaj, ne krijuam një udhëzues gjithëpërfshirës për pjesët tuaja intime.

Kur meshkujt eksitohen, ata vërehen mënjëherë nga ereksioni, ndërsa se çfarë ndodhë me femrat është më pak e dukshme nga jashtë, por është po aq stimuluese…

Truri juaj ndjen disa veprime potenciale, enët e gjakut zgjerohen dhe aktivizojnë qarkullim shtesë. Shtimi i qarkullimit nxit sekretet vaginale – lubrifikim natyral i përbërë nga proteinat dhe aminoacidet – dhe pluskim i vulvës. Mijëra përfundime nervore aktivizohen në zonat më të ndjeshme të vaginës.

Indet shtohen në klitorisin tuaj dhe ngurtësohen. Po, po flasim për një lloj ngurtësimi, nëse jeni e ndezur apo eksituar plotësisht, klitorisi juaj mund të trefishojë madhësinë (duhet pak kohë për t’u zvogëluar, ndonëse gjatë kësaj periudhe, mund të jetë e vështirë për disa femra që të urinojnë).

Qafa juaj e mitrës zbutet, nëse ajo apo ndonëj nerv i madh përreth goditet nga një penis apo lodër seksi gjatë raportit seksual, mund të aktivizojë të njejtat zona të kënaqësisë në tru që aktivizohen nga paraloja.

Në rreth 10% të femrave, kontraktimet e muskujve të legenit gjatë orgazmës mund të nxisin disa pika të lëngjeve nga uretra. Mos e ngatërroni, nuk bëhet fjalë për djersë apo urinë, por është ejakulim femëror – është e përbërë nga sheqerna natyrale dhe acid prostatik, kimikal që gjendet edhe në spermë.

Për partnerin, ky lloj ejakulimi femëror është shumë eksitues.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë