Cilat janë arsyet pse keni gjakderdhje para ciklit menstrual, çfarë tregon kjo gjë për shëndetin e një femre?

0 334

Në shumicën e rasteve, gjakderdhja para periudhës së menstruacioneve nuk është asgjë për t’u shqetësuar dhe do të zgjasë vetëm disa ditë.

Disa nga shkaqet më të zakonshme të gjakderdhjes para periudhës së ciklit, mund të jenë metodat e caktuara kontracepsionit, një çrregullim, apo edhe stresi. Gjakderdhja vaginale rreth 2 javë para se të prisni menstruacionet mund të jetë një shenjë e ovulacionit. Ovulacioni ndodh rreth 10 deri në 14 ditë para menstruacioneve.

Sipas dr. Andrew M Kaunitz, i specializuar në obstetrikë dhe gjinekologji, ndryshimet në nivelin e hormoneve gjatë ovulacionit mund të shkaktojnë gjakderdhje para ciklit. Kjo është gjithashtu e zakonshme tek gratë që kanë ovulacionit parregullt.

Kontracepsioni

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kjo lloj gjakderdhje e parregullt para ciklit menstrual është normale për shumë gra. Nëse gjakderdhja zgjat për më shumë se 3 muaj, duhet të konsultoheni me doktorin tuaj. Pilulat për kontrollin e lindjes mund të jetë një arsye për gjakderdhje. Sipas dr. Sarah Marshall në VitaDocs, pilulat kontraceptive mund të shktojnë edhe dhimbje para ciklit menstrual.

Menopauza

Një grua që po i afrohet menopauzës mund të fillojë të ketë gjakderdhje në ngjyrë rozë apo kafe dhe një gjakderdhje të lehtë para ciklit. Kjo quhet perimenopausë. Gjakderdhja perimenopausë mund të shoqërohet me menstruacione të çregullta.

Stresi

Duke qenë nën stres ekstrem emocional ose fiziologjik mund të përjetoni gjakderdhje para ose pas ciklit. Stresi mund të ndërhyjë me hormonet tuaja dhe do të shkaktojë menstruacione të parregullta. Ju mund të vëreni njolla rozë të çelët ose ngjyrë kafe në të brendshmet tuaj para ciklit menstrual.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...