Cilat janë rreziqet e mospastrimit të gjuhës?

0 64

Pastrimi i gjuhës duhet të jetë shprehi e zakonshme…

Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht, nëse nuk ndani nga koha juaj disa minuta për pastrimin e gjuhës atëherë do të keni mjaft shumë probleme. Pastrimi i gjuhës duhet të jetë shprehi e zakonshme dhe shumë e rëndësishme e rutinës suaj.

Nga specialistët tregohet se ekzistojnë më shumë se 700 lloje të ndryshme të bakterieve, të cilat jetojnë në gojën tuaj. E dimë se jo të gjitha nga këto bakterie janë të dëmshme, por nëse bakteriet e këqija fillojnë të shumohen atëherë do të filloni të keni probleme të mëdha.

Mendojeni gjuhën tuaj si një sfungjer që tërheqë dhe përhap bakterie të shumta në gojë, prandaj pastrimi i kujdesshëm i saj është i domosdoshëm.

Problemi më i zakonshëm nga kjo gjë është era e keqe e gojës. Bakteriet bëjnë përhapjen dhe shumimin e menjëhershëm dhe me vështirësi do të mund të trajtohet ky problem më vonë. Shkaku kryesor i kësaj gjëje janë grimcat e ushqimit të cilat nuk eliminohen plotësisht, kështu që është më mirë të filloni të keni kujdes për gjuhën tuaj menjëherë.

Zakonisht larja e gjuhës preferohet të bëhet në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse ndjeni se goja juaj është tharë, tentoni ta lani në mënyrë që të evitoni një gjë të tillë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...