Dërrasa e kuzhinës, burim i infeksioneve

0 85

Dërrasa, e cila në kuzhinë përdoret për prerje dhe grirje, mund të kontaminohet me mikrobe, të cilat janë të qëndrueshme ndaj trajtimit me ilaçe.

Deri te ky konstatim ka ardhur një studim i ri, i bërë nga zviceranët. Rezultatet e studimit kanë treguar se 6.5% e dërrasave të kuzhinës në spitale dhe 3.5% e dërrasave të kuzhinës në amvisëri, që përdoreshin për prerjen e mishit të pulës, ishin të kontaminuara me bakterin Escherichia coli.

Dërrasat prerëse që ishin përdorur për prerjen e llojeve të tjera të mishit nuk ishin të kontaminuara me këtë bakter.

Pas analizës së dorëzave, është parë se 50% të tyre ishin të kontaminuara me këtë bakter, pra me E. coli rezistent ndaj shumë ilaçeve.

“Përhapja e baktereve që janë rezistente ndaj ilaçeve është shoqëruar me qëndrim në spital, por jo vetëm”, thotë autori i studimit Dr. Andreas Widmer.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...