Dieta e bazuar në lëngje të shtrydhura, e rrezikshme!

Dieta e bazuar në lëngje të shtrydhura, të freskëta të pemëve dhe perimeve, zakonisht promovohet si mënyrë për humbjen e kileve të tepërta dhe për detoksikimin e organizmit. Por, dieta e tillë shkakton çrregullim në të ushqyer, thonë shkencëtarët.

Sarah Schamas, psikoterapeute e specializuar për çrregullimet e të ushqyerit, thotë se ka vërejtur që një numër i madh i pacientëve të saj konsumojnë lëngje të tilla.

“Shtrydhja e lëngjeve i bën njerëzit të mendojnë se mund të mos hanë ushqim tjetër. Mendojnë se duke marrë spinaq dhe karota, kanë furnizuar organizmin e tyre me ushqim, por ata në fakt kanë lënë pa konsumuar shumë grupe të rëndësishme të përbërësve ushqimor”, thotë ajo.

Schamas thotë se pacientët e tillë e mashtrojnë veten duke menduar se janë të shëndetshëm, e në fakt durojnë urie. Debatet rreth kësaj teme janë bërë aktuale pas vdekjes së Peaches Geldof-it.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Shtatzënat që hanë këtë ushqim çdo ditë do të kenë foshnje të mençura!

Ushqimet që nuk duhet t’i fusni kurrë në gojë në qoftë se vuani nga diabeti!