Dieta e Beyonce dhe Jennifer Lopez: Si të humbisni 11 kg në vetëm 21 ditë

0 155

Pasi ka ndihmuar yjet më të famshëm, si Jennifer Lopez, Pharell ËIlliams, Beyonce e Jay-Z, kjo është një nga dietat më të mira që duhet ta vëmë në praktikë këtë vit të ri.

“Pas lindjes së fëmijës tim, u sforcova shumë për të rimarrë në kontroll trupin dhe shëndetin tim. Isha një nënë tashmë, duhet të ndryshoja zakonet e mia dhe të ndërtoja një shembull për vajzën time, prandaj vendosa të këshillohem te një mjek i mirë,” thotë Beyonce për fiziologun e saj Marco Borges.

Dieta e tij për 22 ditë ka pasur rezultate edhe tek shumë persona të tjerë të famshëm. Në parim, do të thotë vetëm të ndryshosh stil jetese. Sepse duke ndryshuar stil jetes, modifikohen gjenet tona, duke u aktivizuar ato që mbajnë trupin të shëndetshëm.

Rezultati është i habitshëm, ndryshimi ndodh shumë shpejt, vetëm në tre muaj.

Ja cilat janë hapat që duhen ndjekur për “Dietën 22 ditore”.
T’i zëvendësojmë ushqimet e përpunuara me zarzavatet

Sa më shumë një ushqim të jetë natyror, aq më mirë është. Konsumimi i frutave dhe perimeve, e lejojnë trupin të përqëndrohet në veprimtarinë e detoksifikimit, madje investohet energji në tretjen e ushqimit. Ndërsa ushqimet e përpuanuara dëmtojnë mirëqënien e përgjigthshme. Gjithashtu ato dëmtojnë shijen dhe aftësinë për të shijuar shijet autentike, shpesh duke shkaktuar parehati në stomak për shkak të shijeve artificiale.

Të konsumojmë 3 vakte në ditë

Njerëzit hanë aq shumë derisa ndihen të ngopur. Por përkundrazi, ju duhet të “dëgjoni” sinjalet tuaja të brendshme dhe të hani në modelim. Tre vakte në ditë, dhe kurrë mos hani para se të shkoni të flini. Duhet të kalojnë të paktën 2 orë përpara gjumit.

Të ndjekim rregullin 80-10-10

Një dietë e bazuar në ushqime bimore, duhet të përfshijë dhe karbohidratet komplekse dhe lëndët ushqyese që gjendet tek frutat apo perimet, si dhe burime proteinash. Kur hahen perime, kaloritë nuk janë më një mani. Për një dietë të shëndetshme, përbërja duhet të jetë 80% karbohidrate, 10% yndyrë dhe 10% proteina.

30 minuta në ditë ushtrime

Ngrënia e perimeve do të riprogramojë trupin dhe organizmin tuaj. Ushtrimet fizike do të garantojë një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit. Ushqimi dhe ushtrimet janë gjërat bazë për stil jete të shëndetshëm. Atributi i shëndetit të mirë, i jepet 75% dietës dhe 25% ushtrimeve.

Të pimë ujë

Uji është gjëja më e mirë. Çajrat pa sheqer gjithashtu janë të shkëlqyera. Mund të përdorni edhe ujë me limon. Hiqni dorë nga pijet e gazuara, shmangni limonatat e pijet me sheqer. Edhe pijet alkoolike përmbajnë kalori boshe, që sabotojnë përpjekjet tuaja në zbatimin e programit. Rregulli “tetë gota ujë në ditë” nuk duhet harruar.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...