Dieta oriz-mjaltë për uljen e shtypjes së lartë të gjakut!

0 43

Tensioni i lartë i gjakut mund të përballohet duke bërë ndryshime në jetën e përditshme si dhe në regjimin ushqimor. Nëse interesoheni të dini se a mund të rregulloni tensionin e gjakut pa marrë ilaçe, përgjigjja është tepër optimiste.

Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik.

Një ilaç shumë efektiv në kushte shtëpie është e ashtuquajtura dieta oriz-mjaltë. Mësoni si ta zgjidhni këtë problem vetë në shtëpi.

Dieta oriz-mjaltë
  • 250 gramë oriz natyror,
  • 750 gramë lëng nga fruta të freskëta,
  • 100 gramë mjaltë,
  • 10 gramë tharm (maja buke).

Orizin ziejeni me avull. Mos i hidhni kripë përsipër! Pastaj përziejeni me lëng frutash ose me fruta. Mbas ftohjes ëmbëlsojeni me mjaltë. Mjalti nuk duhet të nxehet mbi 40 gradë, se ndryshe humbet një pjesë të mirë të substancave vepruese. Ndajeni në 7 porcione.

Përdorimi:

Në mëngjes esëll hani 5 gramë maja dhe pastaj porcionin e parë të dietës oriz-mjaltë. Në mbrëmje para vaktit të fundit merrni edhe 5 gramët e mbetura të majasë dhe pas saj porcionin me oriz-mjaltë.

Mos pini gjë tjetër me përjashtim të pijes gjithçkashëruese.

Krahas kësaj, këshillohet të jeni gjakftohtë dhe të shpenguar, sepse vetëm frika e rritjes së tensionit mund të na nxisë drejt një rrethi vicioz, sepse frika e rrit tensionin e gjakut. Ai duhet të matet vetëm në mëngjes pasi jeni çuar nga gjumi dhe me gjendje shëndetësore të çlodhur dhe të ç’tendosur.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...