Dobitë shëndetësore të qepës, ja përdorimet më të zakonshme jashtë kuzhinës

0 220

Ndonëse jo të gjithë e pëlqejnë apo konsumojnë, përfitimet nga qepa janë të ditura nga thuajse të gjithë. Qepa është shumë e pasur në oligoelementë si sulfuri, potasiumi, magnezi, fluori, kalciumi dhe fosfori dhe vitamina.

Enzimat aktive të qepës kanë veti diuretike, purifikuese dhe tonifikuese për aparatin tretës . Normalizojnë florën intestinale dhe pengojnë rritjen e substancave toksike që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë (kanceri kolonorektal).

Lëngu i qepës me pak mjaltë është një ilaç ideal kundër infeksioneve të rrugëve respiratore.
Gjithashtu mund të bëni gargarë me lëngun e qepës në rast se keni dhembje grykësh.

Përdorimi i qepëve është shumë i përhapur edhe në industrinë e kozmetikës. Qepa përmban sulfur. Ky i fundit nxit prodhimin e kolagjenit dhe stimulon rritjen e flokëve dhe pastron fytyrën nga aknet. Qepa njihet gjithashtu si një afrodiziak shumë aktiv.

Më poshtë do të lexoni dhe 6 përdorime të tjera të qepës jashtë kuzhinës!

1. Jua lehtëson dhimbjet e veshit

Në një leckë ta pastër vendosni pak qepë. Mbajeni gjatë gjithë natës në brendësi të veshit, dhe vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të qepës do të parandalojnë infeksionin

2. Shëron djegiet e shkaktuara në kuzhine dhe djegiet nga dielli

Qepa do të lehtesojë dhimbjen në çast dhe do të përshpejtojë procesin e shërimit pa lënë shenja.

3. Zbeh shenjat e plagëve

Me një garzë apo peshqir me qepë mbulojeni pjesën ku jeni vrarë dhe ju ka mbetur shenjë. Brenda pak kohësh shenjat nuk do të jenë më.

4. Konsumi i qepëve ndikon pozitivisht në organzimin tuaj, duke ju mbrojtur nga virozat e stinës.
5. Qepë për një lëkurë të bukur dhe me shkëlqim

Aplikimi i lëngut të qepës në lëkurë do të bëjë që lëkura juaj të jetë më e shëndetshme duke parandaluar irritimet apo puçrrat.

6. Ul temperaturën

Mbushini çorapet tuaja me qepë dhe vishini. Brenda pak minutave temperatura do t’ju ulet.

7. Qetëson lëkurën nga pickimet e grerëzave apo insekteve të tjera

Nëse një bletë ose grenzë ju pickon vetitë anti-inflamatore të qepës do të parandalojnë reaksionin alergjik.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë