Domatet, pjeshkat dhe ushqimet tjera që NUK duhet t’i vendosni në FRIGORIFER

0 214

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Nëse keni tendenca t’i vendosni të gjitha ushqimet në frigorifer për t’i mbajtur më të freskëta, atëherë në disa raste mund ta keni gabim.

Procesi i ftohjes mund të shkaktojë humbjen e shijes te disa produkte, prandaj është më mirë t’i mbani larg frigoriferit.

Por, cilat janë këto produkte?

  • Pjeshkat dhe nektarinat
    Pjeshkat dhe nektarinat, si dhe disa fruta tjerë të kësaj familje mund të bëhen viktimë e dëmeve të ftohjes nëse vendosen në frigorifer. Pra, a e dini çfarë do të thotë kjo? Ato e humbin krejtësisht shijen, të vrazhda dhe e gjithë ajo ëmbëlsi e cila ju bën t’i adhuroni ato, humbet.
  • Shalqinjtë
    Shkencëtarët dhe agjencitë e ndryshme të shëndetësisë kanë zbuluar se vendosja e shalqinjve në temperaturë të dhomës iu ndihmojnë atyre t’i ruajnë antioksidantët që i posedojnë. Sidoqoftë, pasi t’i keni prerë shalqitnjë, preferohet t’i vendosni në frigorifer për të parandaluar rritjen e baktereve.Domatet
    Nëse dëshironi që domatet të mbajnë shije të ëmbël dhe tejet të shijshme, atëherë, përveç nëse nuk janë domatet krejtësisht të prera, mos i vendosni në frigorifer.
Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...