Dreka për sot? Supë me kërpudha!

Një supë e shijshme, kremoze, me kërpudha, e cila do t’iu ngroh në ditët e ftohta të dimrit.

Përbërësit:
  • 1 kg kërpudha,
  • 1 qepë,
  • 2 thelpinj hudhre,
  • 1 l ujë,
  • 200 ml ajkë për gatim,
  • 1 lugë gjelle miell,
  • 2 lugë gjelle gjalpë,
  • Kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:

Në një tenxhere skuqeni qepën dhe hudhrën e grirë imët.
Pastrojini kërpudhat, copëtojini dhe hidhini tek tenxherja me qepët dhe hudhrën. Ziejini derisa të shterrohet uji i tepërt.
Shtojeni miellin dhe hidhni ujin. Supa zihet për 15 minuta ose derisa të zbuten kërpudhat.
Pastaj supën e zier bluajeni në blender.
Në fund shtojeni ajkën e gatimit dhe kthejeni në zjarr derisa të marrë valë.

Ju bëftë mirë!

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ju nervozon hunda e mbyllur? Kjo mund t’ju ndihmojë!

Ky çaj do t’ju bëjë të hiqni 8 cm nga beli në vetëm 7 ditë!