E dini cili është aleati i vërtetë i femrave?

0 66

Pos se janë të pasura me hekur, e ju forcojnë gjatë atyre ditëve, ato përmbajnë fibra dhe mbajnë për kohë të gjatë ngopur për orë të tëra. Aleati i vërtetë i femrave është burim natyral i hekurit, madje edhe e zier përmban dyfish më shumë sesa sasia e njëjtë e mishit, kështu leblebia është ideale në ato ditët, si dhe gjatë shtatzënisë dhe mëkimit.

Humus nga leblebitë
Përbërësit:

300 gr leblebi të papërpunuara,
lëng nga 1 limon,
2 lugë vaj ulliri,
2 thelpinj hudhër,
gjysmë lugë tahini – pastë nga susami,
majdanoz,
gjysmë lugë erëz specash,
kripë,
gjysmë lugë qimnon të bluar,
piper,
speca pikantë

Përgatitja:

Leblebitë i zhytni në ujë dhe i lini gjatë natës. I zieni 1-2 orë. Ruajeni ujin ku janë zier, e në blender hidhni leblebi, hudhër, tahini, kripë dhe vaj ngadalë duke shtuar lëngun derisa të arrini trashësinë e dëshiruar. Mund të shtoni pak ajkë ose jogurt, piper.

Kur humusi të jetë gati, e shërbeni, hidhni pak vaj ulliri, speca të kuq dhe majdanoz.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...