E ëmbël dhe efektive: Masazhi me çokollatë që zbut nervozën dhe stresin!

Masazhi nga preparatet me çokollatë prezanton një përvojë të hatashme. Pos që relakson trupin dhe qetëson mendjen, ka një aromë të hatashme që përmes saj na kthjellen të gjitha shqisat.

Dermatologët kanë zbuluar se çokollata ka përbërës të hatashëm kur masazhi është në pyetje, pikërisht se ka shumë antioksidues, minerale dhe vitamina që janë të mirë për lëkurën. Marrë parasysh faktin se është e pasur me antioksidues është e mirë edhe te plogështia kronike dhe në shërimin e disa sëmundjeve.

Masazhi me çokollatë zvogëlon stresin

Kakao, përbërësi kryesor i preparatit, përmban polifenole, të cilat neutralizojnë radikalët e lirë dhe e mbrojnë lëkurën nga plakja e hershme. Me lëvizjet e buta ky masazh ndikon në stimulimin e pikave energjike në trup, duke pakësuar tensionimet dhe duke sjellë trupin në ekuilibër.

Si duket ky masazh?

Masazhi me çokollatë fillon me ngrohjen e çokollatës, duke shtuar edhe disa pika vaj me aromë. Mund të bëni masazh për trup dhe fytyrë me lëvizje të lehta qarkore, duke e shtrirë çokollatën në tërë lëkurën.

Relaksohuni dhe kënaquni me aromën e ëmbël të çokollatës!

po ngarkohet...

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Shkaku i alergjive fëmijët vështirë mësojnë… Tani u del në ndihmë një erëz e veçantë!

Melhemi çudibërës: Kremi natyror që shëron shumë sëmundje!