E quajnë maska e artë sepse eliminon rrudhat, të skuqurat dhe aknet…

Në pamjen tonë të jashtme si dhe në problemet që hasim në lidhje me të, ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm, që më pas manifstohen me rrudha dhe puçrra. Gjithashtu mospasja e një gjumi të mirë gjatë natës ndikon ditën tjetër në mënyrën se si dukemi. Fatmirësisht ka shumë mënyra që na ndihmojnë për të eliminuar rrudhat, skuqjet, aknet dhe probleme të tjera.

Sot do t’ju mësojmë të përgatisni maskën e artë për rrudhat dhe aknet, e cila do t’ju garantojë që t’i hiqni qafe njëherë e mirë këto “imperfeksione” të fytyrës.

Benefitet që do t’i shihni nga përdorimi i kërsaj maske janë:

  • Lëkura juaj do duket më e zbardhur dhe më e ndriçuar.
  • Pak nga pak do vini re se lëkura e fytyrës do tonifikohet dhe do duket në të njëjtën kohë më e shëndetshme se asnjëherë më parë.
  • Do të shihni sesi rrudhat pak nga pak do të largohen.
  • Keni për të pasur një lëkurë të hidratuar dhe plot jetë.
Receta
Përbërësit:
  • ½ lugë me shafran
  • 1 lugë sodë buke
  • Disa pika lëng limoni
Përgatitja:

E vetmja gjë që duhet të bëni është t’i përzieni të gjithë përbërëst së bashku.

Nëse lëkura juaj është shumë sensitive, në vend të lëngut të limonit përdorni ujin tonik ose ujin natyral. Aplikoni “maskën e artë” poshtë zonës së syve, mbajeni për 15 minuta dhe në fund shplajeni me ujë të ftohtë.

Është normale të shihni paksa skuqje në zonën ku e keni aplikuar, falë agjentëve aktivë që stimulojnë qarkullimin e gjakut.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Receta origjinale për havlla!

Arsyet se përse duhet të pini ujë ulur dhe jo në këmbë!