E vërtetuar shkencërisht, kjo është erëza që neutralizon dhe qetëson dhimbjet e migrenës!

0 106

Get real time updates directly on you device, subscribe now.

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën. Kjo erz, e cila ka qenë një përbërës kryesor në gatimet indiane dhe aziatike për mijëra vite me radhë, është bërë shumë popullore vitet e fundit në të gjithë botën.

Shafrani i Indisë njihet për disa nga përfitimet shëndetësore, si ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo për pastrimin e lëkurës. Kjo erëz është përdorur gjithashtu edhe për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duke qenë se përbërësi i saj aktiv kurkimina përmban efekte antiinflamatore dhe antioksiduese të forta.

Shkencëtarët, mjekët dhe dietologët mendojnë se kjo erz mund të shërbejë edhe si ilaç për lehtësimin ose parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara nga migrena. Migrena, e karakterizuar nga dhimbje therëse dhe pulsuese, prek miliona njerëz në të gjithë botën dhe është e vështirë për t’u trajtuar, duke qenë se akoma nuk është zbuluar se çfarë e shkakton realisht këtë sëmundje.

Ekspertja e dietologjisë, dr. Vanessa Rissetto, tregon për për Daily Mail se shafrani i Indisë dhe kurkumina kanë potencialin të parandalojnë këto dhimbje koke të tmerrshme.

“Bazuar tek vetitë antiinflamatore, mund të thuhet se shafrani i Indisë mund të parandalojë migrenën. Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore”, thotë ajo

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...