Efektet kurative të mjaltit për lëkurën e fytyrës e trupit: 3 receta maskash

0 93

Efektet pozitive të mjaltit për lëkurën tanimë janë të njohura. Së pari, ai hidraton lëkurën dhe fibrat kapilare. Mjalti gjithashtu qetëson lëkurat e ndjeshme, falë veprimit të tij antioksidues si dhe pastron lëkurën dhe rigjeneron qelizat sipërfaqësore. Në një periudhë afatgjatë, mjalti parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.

Kujdesi për fytyrën

Për pastrimin e butë të lëkurës së fytyrës: përzieni një lugë gjelle mjaltë të lëngshëm me një lugë gjelle pluhur bajameje. Lyejeni fytyrën duke e masazhuar dhe shpëlajeni.

Për të zbukuruar lëkurën: lyejeni fytyrën me pak mjaltë të përzier me disa pika limoni. Mbajeni maskën 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Për të ushqyer lëkurën: përzieni dy lugë kafeje me krem të freskët të trashë, ½ avokado të kaluar në mikser, ½ karrotë të kaluar në mikser dhe 3 lugë kafeje mjaltë. Përziejini të gjithë përbërësit dhe lyejeni me këtë maskë fytyrën dhe qafën. Lëreni përzierjen të veprojë për 10 deri në 15 minuta, pastaj shpëlajeni.

Për të ngushtuar poret e lëkurës: merrni kos natyral dhe përziejeni me një lugë gjelle mjaltë të lëngët. Lëreni të veprojë për 20 minuta.

Kujdesi për trupin:

Banjo forcuese dhe hidratuese: hidhni në ujin e ngrohur mirë 10 lugë gjelle mjaltë të lëngshëm dhe 10 pika vaji esencial me dru trëndafili.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...