Eklera me çokollatë!

Përbërësit:
Brumi:
  • 2 filxhana të neskafes ujë
  • 1 filxhan të neskafes vaj, pasi te vlojnë këto i qesim;
  • 14 lugë miell

E përziejmë mirë deri të trashet dhe të ndahet brumi nga luga. Brumin e fituar e shtrijmë në një tepsi dhe e ftofim mirë në frigorifer.
Pas ftofjes së mjaftueshme i hedhim 4 vezë një nga një dhe i përziejmë mirë.

Pas formimit të masës homogjene me lugë te ushqimit i hedhim në tepsi (me letër kuzhine) dhe i pjekim në furrë të nxehur paraprakisht 200 gradë.

Filli
  • 2 vezë
  • 8 lugë miell
  • 7 lugë sheqer i përziejmë me pak qumësht dhe i hedhim në
  • 500ml qumësht të vluar (njëjtë siç pergatitet pudinga).

Pasi të piqen eklerat i mbushim me fill dhe mund ti dekorojmë sipas dëshirës, qoftë me sos qokollate apo kakao pluhur.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Lufton kancerin dhe inflamacionin! Problemet tuaja shëndetësore do të marrin fund me këtë çaj!

Dietologët shuajnë kureshtjen: Ja arsyeja përse femrat bëhen të varura nga çokollata gjatë menstuacioneve…