Eliminojini variçet brenda dy javëve me këtë mënyrë të thjeshtë!

0 256

Venat varikoze ose variçet janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme. Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë i cili rrit presionin në venat e këmbëve.

Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze ) janë thjesht një shqetësim estetik. Kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirëfilltë shoqëruar me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë, si dhe sinjalizojnë probleme të qarkullimit të gjakut.

Variçet shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre.

Për këtë arsye, sot do t’ju paraqesim një ndër recetat më efektive kundër variçeve.
Përbërësi kryesor është domatja jeshile.

Fillimisht lajini zonat ku keni variçe me ujë të ftohët dhe fshijini me kujdes. Merrni 1-2 domate jeshile mesatare dhe pritini në feta rrumbullake ose gjysmëhëne. Aplikoni domaten në zonën ku keni vena varikoze dhe lidheni këmbën me garzë ose fasho të pastër pambuku.

Mbajini fetat e domateve në këmbë derisa të ndjeni një ndjesi shpimi gjilpërash. Nuk ka kohë të saktë se sa zgjat ndjesia e shpimit pasi ajo ndryshon në çdo individ.

Hiqni fetat e domateve dhe shpëlani me ujë të ftohtë pjesën ku keni aplikuar domatet.

Përsëriteni këtë trajtim 4 herë gjatë ditës të parë dhe do të shihni disa përmirësime brenda ditës së parë të aplikimit. Në qoftë se aplikoni këtë trajtim për 2 javë, përmirësimet do të jenë të dukshme.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...