Falja madhështore e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”, me lutje për paqe dhe dashuri …

Ditën e sotme besimtarët Myslimanë në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, e cila nis me faljen e Namazit …

Edhe në Shqipëri me mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e Namazit. Kurban Bajrami është festa e dytë e këtij vitit në kalendarin islam dhe pas faljes së mëngjesit rituali vazhdon me prerjen e kurbanit dhe me vizitat familjare dhe miqtë për të përcjellë urime për njëri-tjetrin.

Në fjalën e tij përpara besimtarëve kreu i komunitetit mysliman Skëndër Brucaj u shpreh se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.

Çfarë është Kurban Bajrami dhe ushqimet që duhet të keni në tavolinë?

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramı, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Po ta përmbledhim me pak fjalë, Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë. Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza. Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos.

Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar. Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

Duhet të keni parasysh që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkol.

Gëzuar qoftë për shumë vite!

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

80% e shqiptarëve janë të lodhur, të sëmurë dhe të dobët, sepse nuk marrin mjaftueshëm nga ky mineral!

5 bimët që do t’ju japin energji pozitive dhe paqe …