Farat që parandalojnë sulmin në zemër!

0 179
Fosfati luan rol në bartjen e oksigjenit në trup

Rezultatet e një hulumtimi tregojnë se sulmet e zemrës mund të kenë më shumë gjasa te njerëzit me nivele të ulëta të fosfatit në gjakun e tyre. Rreziku nga sulmi në zemër mund të reduktohet përmes konsumimit të një sasie ideale të farave të kungullit.

Shëndeti kardiovaskular mund të preket nga sasia e fosfatit në gjak, sipas një studimi të Universitetit Surrey. Studime të mëhershme kanë pohuar se nivelet e larta të fosfatit në gjak rrisin rrezikun nga zhvillimi i gjendjes së zemrës. Por, ky është studimi i parë që ka gjetur se në fakt nivelet e ulëta të fosfatit janë të rrezikshme.

Sasia ideale e fosfatit në gjak është rreth 1-1.25mmol/L, kanë bërë të ditur studiuesit.

“Rëndësia e fosfatit në shëndetin primar dhe sekondar duhet të rishqyrtohet”, thotë Nick Hayward, autor i studimit. Mjekët duhet t’i informojnë pacientët se si të ulin nivelin e fosfatit, nëse ata janë në rrezik për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Fosfati është një mineral i rëndësishëm në trup, i cili ndihmon rregullimin e mineraleve të gjakut. Ai luan rol krucial në bartjen e oksigjenit në trup nga zemra.

Studimi ka analizuar nivelin e fosfatit në më shumë se 100,000 pacientë gjatë një periudhe pesë deri në nëntë vjeçare. Personat me nivel të fosfatit në gjak më të ulët se 0.75mmol/L ishin në rrezik për të zhvilluar problemet e zemrës në krahasim me ata që kishin nivele të fosfatit mbi 1.5mmol/L.

Salmoni është i pasur me fosfor dhe mund të reduktojë rrezikun nga sulmet e zemrës, në sasi të caktuara. Ai përmban rreth 371mg fosfor për 100g.

Kungulli dhe farat e tij kanë edhe më shumë sasi të këtij minerali – rreth 1233mg për 100g fara.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...