Forcojini eshtrat dhe largojini dhimbjet në nyja me këtë pije natyrale!

0 210

Këtë lëng mund ta përdorni si preventiv apo edhe si tretman. Falë përbërësve të vet, ky lëng i forcon eshtrat dhe pakëson dhimbjet.

Ky lëng i përgatitur me qumësht të bajameve dhe me shafran është një ilaç i vjetër që është përdorur kundër inflamacioneve, është përzierje e pasur me antioksidues dhe me nutrient. Konsumimi i tij lufton dhimbjet dhe inflamacionet që prekin eshtrat dhe nyjat. Është i pasur edhe me kalcium, mineral ky që ndihmon në mbajtjen e dendësisë së eshtrave, falë përmbajtjes me kalium dhe magnez.

Vetitë shëruese të qumështit të bajameve

Qumështi i bajameve është pije perimesh që rekomandohet si alternativë natyrale për ata që nuk e tolerojnë laktozën. Përmban kalcium, vitaminë E dhe aminoacidet omega 3, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe proceseve inflamatore.

Vetitë shëruese të karrotave

Antioksiduesit që karrotat përmbajnë janë shumë të rëndësishëm për parandalimin e plakjes së hershme të organeve të trupit. Sasia e betakarotinës dhe vitaminave C dhe E, ndihmojnë që ligamentet të jenë në gjendje të mirë duke parandaluar edhe dëmtimin e nyjave.

Vetitë shëruese të shafranit

Shafrani është erëz natyrale, që zakonisht përdoret në trajtimin e dhimbjeve të kokës dhe problemeve me nyjat. Kjo falë përbërësit kurkuminë, një komponent aktiv. Vepron edhe si barrierë karshi dëmit që shkaktojnë radikalet e lira.

Përbërësit:
  • 1 gotë qumësht bajamesh (250 ml),
  • 1 lugë shafran pluhur (5 g),
  • 3 karrota,
  • 1 lugë xhenxhefil (5 g),
  • 1 lugë mjaltë (25 g).
Përgatitja:

Hidheni qumështin e bajameve në blender dhe procedojeni bashkë me karrotat e copëtuara, shafranin dhe xhenxhefilin. Pastaj, përzieni me shpejtësinë më të madhe për të fituar një lëng pa kokrra.

E ëmbëltoni me një lugë mjaltë dhe e pini 3 herë në javë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...