Fshehtësia e mjekësisë popullore për dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm!

0 44

Kur t’ju dhemb dhëmbi, zakonisht mundet t’ju shpëtojë vetëm dentisti. Të rrallë janë ata që të 32 dhëmbët i kanë të shëndetshëm. Kur dhëmbi të prishet, fillojnë dhimbjet, e kur të ketë inflamacion ose vjen deri te paradentoza (sëmundje e mishrave të dhëmbëve), atëherë punët janë serioze.

Që të keni dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm mundet t’ju ndihmojë edhe natyra.

Gjethet e çajit të gjelbër kundër gjakderdhjes së mishrave

Gjethet e çajit të gjelbër i përzieni me ujë të vluar, e lini të qëndrojnë paksa, më së shumti tre minuta. e procedoni dhe e pini çajin. Gjethet e mbetura, kur është kulluar lëngu, i përtypni ngadalë gjatë ditës. Efekti antibakterial i çajit të gjelbër parandalon shfaqjen dhe zhvillimin e kariesit.

Inflamacion në mishra

Bluani tre thelpinj të mëdhenj të hudhrës dhe i përzieni me dy lugë jogurt. Përzierjen e mbanin në gojë, e përmes gjuhës e shpërndani në vendet me dhimbje. Këtë aplikojeni disa herë në ditë.

Ilaçi efikas kundër paradentozës

Xhenxhefilin e tharë pluhur, e merrni dhe me ndihmën e gjuhës e shpërndani nëpër mishin e dhëmbëve. Këtë bëjeni pas secilës shujtë. Këtë ilaç detyrimisht aplikojeni pas pastrimit të dhëmbëve dhe në mbrëmje kur të shkoni në gjumë.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...