Fuqia shëruese e temjanit ndihmon në shërimin e kancerit, astmës dhe depresionit!

Para 5.000 viteve, kjo bimë kishte vlerë të arit. Temjani sot aplikohet në aromaterapi, kozmetikë, masazh. Ajo që nuk dihet për temjanin është se, sipas shumë dëshmive, mund të përdoret në shërimin e sëmundjeve të rënda.

Temjani indian përdoret për shërimin e artritit, shërimin e plagëve, forcimin e sistemit hormonal të fermave dhe mbrojtje nga mikroorganizmat patogjen. Në Lindjen e afërt njerëzit përtypin rrëshirën e temjanit dhe në këtë mënyrë kujdesen për shëndetin e gojës. Kështu përkujdesen edhe për shëndetin e dhëmbëve dhe të mishrave.

Temjani përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër enët e gjakut, ndërsa që ndihmon edhe nyjat e lënduara si pasojë e artritit. Efekti kundër inflamacioneve ndikon edhe kundër sëmundjes së Chron-it dhe cisteve. Disa studime kanë treguar se temjani mund të ndihmojë edhe në shërimin e disa llojeve të kancerit – melanomave malinje, kancerin e fshikëzës dhe tumoret në tru.

Po ashtu, është vërtetuar se ekstraktet e temjanit pakësojnë dëmtimet neurologjike, lehtësojnë depresionin dhe tensionimet, parandalojnë sëmundjet e enëve të gjakut dhe pakësojnë nivelin e kolesterolit.

Në aromaterapi temjani përdoret për lehtësim nga stresi, tensionimet dhe depresioni.

Masazhet dhe banja me vajin nga temjani mund të ndihmojë për dhimbjet menstruale dhe inflamacionet e kanaleve urinare.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Ilaçe natyrale për të thatin dhe aftet në gojë, të rekomanduara nga mjekët…

Heqja e mitrës, si ndikon në kënaqësinë seksuale tek femra?