Gjashtë arsye për të bërë më shumë dashuri, orgazma ndihmon të humbisni peshë…

Akti intim nuk bëhet gjithmonë vetëm për kënaqësi, por ju bën mirë edhe për shëndetin.

Është e provuar se orgazma sjell disa të mira për ju. Fjala bie, pengon që të pëlqeni ushqimet e dëmshme për shëndetin dhe redukton rrezikun për kancerin e prostatës. Një studim i fundit nga universiteti ‘Duke’ pretendon se sa më shumë orgazma, aq më e re dukeni.

Nëse kaloni 200 orgazma në vit, dukeni së paku gjashtë vite më të reja.

Ja gjashtë arsye se përse duhet të bëni më shumë dashuri:

  • Lëkura bëhet më e shndritshme
    Kjo për shkak të endorfinës që lëshohet pas orgazmës. Trupi lëshon DHEA, një hormon që promovon lëkurën e shëndetshme.
  • Humbisni peshë 
    Studimet e fundit tregojnë se orgazma është një rregullator i mirë kur bie fjala tek oreksi. Gjatë aktit seksual, trupi lëshon një amfetaminë natyrale, e cila redukton dëshirën për ushqime të pashëndetshme, cigare dhe ushqim të tepruar.
  • Qetësues natyral dhimbjesh
    Simptomat e sëmundjeve të tilla si migrene apo artriti lehtësohen për shkak të çlirimit të një hormoni të quajtur oksitokinë.
  • Përmirëson shëndetin
    Sipas disa shkencëtarëve, njerëzit që bëjnë seks rregullisht, kanë nivel të lartë imunoglobuline, një antitrup që lufton infeksionet.
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut
    Seksi ndihmon për qarkullimin e mirë të gjakut dhe të oksigjenit në trup, duke shtuar rezistencën ndaj sëmundjeve.
  • Mbron ndaj kancerit
    Studimet thonë se nëse një mashkull derdh mesatarisht 21 herë në muaj, e ul rrezikun për kancer në prostatë me 33 përqind. Por më shumë se kaq nuk është se e ul më shumë rrezikun, ndaj mos u lodhni kot.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Sanëza ndihmon lindjen e fëmijëve!

Shalqiri kundër “lëvores së portokallit”!