in

Gjashtë ushqimet, që luftojnë aneminë!

Po shfaqen...

Anemia prek shumë njerëz, sidomos femrat. Anemia shfaqet atëherë, kur qelizat e kuqe të një personi janë shumë të pakta dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie nën normalen. Një plan i shëndetshëm ushqimi është shumë i rëndësishëm. Duhet të konsumoni ushqimet e pasura me vitamina B12, hekur dhe acid folik.

Mishi i kuq

Mishi i kuq, sidomos ai i gjedhit, është i pasur me sasi të madhe të hekurit. Mëlçia është opsioni më i mirë për ta forcuar dhe furnizuar gjakun tuaj me hekur, si dhe me vitamina B. Sipas Institutit amerikan të shëndetësisë, mëlçia e gjedhit posedon më shumë se 600 për qind të nevojave ditore për hekur dhe vitamina B-12.

Vezët

Ushqimet me shumë antioksidues, si dhe me ushqimet e pasura me proteina, si vezët, ndihmojnë në furnizimin me vitamina të humbura gjatë gjendjes anemike. Vezët ofrojnë fibra me shumë pak kalori. Konsumimi i rregullt i vezëve po ashtu ndihmon të keni eshtra dhe nyja më të forta.

Gjalpi i kikirikëve

Gjalpi i kikirikëve është burim i mirë për hekur. Vetëm dy lugë me gjalpë kikirikësh përmbajnë 0.6 mg hekur. Meshkujt e rritur kanë nevojë për 8 mg, ndërsa që femrat kanë nevojë për 18 mg hekur në ditë. Thjesht, hani një sandviç me gjalpë kikirikësh me një gotë lëng portokalli. Vitamina C në lëngun e portokallit absorbon hekurin në gjalpin e kikirikëve.

Po shfaqen...
Spinaqi

Perimet me gjethe të gjelbër si spinaqi janë burim i mirë për hekur, e po ashtu edhe për vitamina C. Spinaqi përmban fibra, vitamina A, B9, C dhe E, kalcium dhe betakarotinë, që janë të shëndetshme për një trup të shëndetshëm. Gjysmë gote spinaq të zier përmban 3.2 mg me hekur. Spinaqin mund ta hani edhe në formë të sallatës.

Domatet

Ushqimet e pasura me vitamina C, si domatet, po ashtu mund të ndihmojnë në luftimin e anemisë. Vitamina ndihmon trupin në absorbimin e hekurit. Provoni të pini një gotë lëng domatesh, së paku një në ditë. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë, si çajin dhe kafenë, sepse pengojnë absorbimin e hekurit. Domatet po ashtu janë të pasura me betakarotinë dhe vitamina E, që mund ta përmirësojnë gjendjen e lëkurës dhe flokëve.

Panxhari

Panxhari, si perime e zier apo në formë të sallatës, është një nga mënyrat më të mira për ta luftuar aneminë. Po ashtu mund ta konsumoni lëngun e panxharit. Për ta trajtuar aneminë, më së miri është ta përdorni panxharin e kuq. Duke e konsumuar panxharin, do ta luftoni aneminë dhe do ta përmirësoni shëndetin në përgjithësi.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Forma e gjoksit tregon shumë për personalitetin tuaj (Foto)

6 mite për shëndetin, që nuk janë të vërteta…