Gjërat për të cilat duhet patjetër ta njoftoni gjinekologun tuaj

Gjërat për të cilat duhet patjetër ta njoftoni gjinekologun tuaj

Ekzistojnë disa gjëra që ju do t’i kishit ndarë mënjëherë me persona të besueshëm, e të mos flasim se sa e nevojshme është me gjinekologun. Ka disa gjëra që edhepse të pakëndshme, mund të jenë shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për kujdesin e shëndetit tuaj seksual dhe riprodhues. Ja 10 gjërat që ju duhet patjetër t’i tregoni gjinekologut tuaj.

1. Numri i partnerëve seksualë

“Tregoni gjinekologut tuaj edhe nëse ai nuk ua kërkon këtë. Ai nuk do t’ju gjykojë, por është një informacion i dobishëm nga ana mjekësore”, pohon gjinekologu Alyssa Dweck. Sa më shumë informacione që të zbuloni, aq më shumë përkujdes mjekësor do të mund të përfitoni.

2. Seks i pambrojtur

Për këtë duhet ta njoftoni gjinekologun tuaj, edhe nëse kjo ka ndodhur vetëm një herë. Sipas jush, mendoni se çdo gjë është në rregull dhe se keni cikël menstrual të rregullt, mirëpo nga ana tjetër nuk veni re shenja të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. “Disa prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si hlamidia (chlamydia) shpesh herë nuk tregojnë simptome të dukshme, përderisa shenjat e HPV mund të qëndrojnë aty me vite”, thekson Dweck. Është përgjegjësia juaj që të njoftoni mjekët tuaj personal pasi ekziston rrezik për sëmundje të ndryshme infektuese si rezultat i mospërdorimit të prezervativëve.

3. Nuk mund të përjetoni orgazëm

Mjeku juaj e di se ku qëndron problemi dhe mund t’ju ndihmojë për këtë. Kjo nuk është një problem që nuk mund të zgjidhet. Përveç nëse nuk ka të bëjë me natyrë gjinekologjike por është ndonjë problem psikologjik, atëherë gjinekologu juaj do t’ju udhëzojë për diku tjetër.

4. Keni gjakderdhje pas seksit

Nëse ju ka ndodhur vetëm njëherë edhe atë pas një marrëdhënie më të egër, nuk keni nevojë për kontroll tek mjeku. Mirëpo, nëse kjo përsëritet më shumë se disa herë, padyshim se keni nevojë për konsultë mjekësore. Gjakderdhja pas seksit, mund të jetë ndonjë simptom për infeksion të mundshëm, thatësi vaginale, madje edhe kancer i qafës së mitrës.

5. Ndryshime lidhur me menstruacionet

Edhe nëse jeni të sigurtë se nuk jeni shtatzënë, çdo ndryshim në lidhje me menstruacionet duhet t’i tregohet mjekut. Arsyet se pse mund të vie deri tek ky ndryshim mund të jetë ndonjë infeksion, cistë apo çrregullim hormonal.

6. Seks me dhimbje

“Shanset janë shumë të mëdha që mjeku juaj t’ju ndihmojë në lidhje me këtë çështje. Dhimbje mund të ndjeni për shkak të goditjes së lehtë në miter apo ndoshta mund të vuani nga thatësia vaginale”, shpjegon gjinekologu Mary Jane Minkin, profesoreshë në shkollën e mjekësisë Yale. Ky nuk është një problem vetëm për gra më të moshuara. Këtë problem mund ta kenë edhe shumë femra të reja. Ndoshta mund të jetë edhe si rezultat i efekteve anësore nga pilulat kontraceptive.

7. Barërat dhe vitaminat që konsumoni

Kjo është shumë e nevojshme, sidomos duhet të njoftoni mjekun nëse ndjekni ndonjë regjim të ri kontraceptiv, dëshironi të ngelni shtatzënë, ose duhet t’i nënshtoheni ndonjë operacioni. Madje edhe suplementet në bazë bimore mund të kenë efekte anësore.

8. Shtatëzani

Gjatë periudhës së shtatëzanisë nuk duhet të bisedoni me gjinekologun vetëm nëse padashje keni ngelur shtatëzënë dhe jeni të detyruar për udhëzime. Këtë mund të bëni edh një vit më herët, qysh në planifikim të shtatëzanisë mund të bisedoni lirë me mjekun tuaj personal. Ai do t’ju jep këshilla të dobishme lidhur me zakone të shëndetshme për të mbajtur frytin dhe t’ju udhëzojë se sa shpesh duhet bërë vizita gjinekologjike. “Detyra e gjinekologut është që të kujdeset për vullnetin e grave nëse marrin vendimin për të mos ngelur shtatëzanë po edhe nëse duan që të mbeten shtatëzanë”, deklaron Minkin.

9. Erë e pazakontë e menstruacioneve

Kjo, zakonisht paraqitet si shenjë e ndonjë infeksioni apo mosbalancim i nivelit të pH-së, të cilën gjinekologu pa dyshim mund ta kurojë. Megjithatë, është e mundur që të ketë ngelur ndonjë tampon brenda. Ndryshime të vogla në erë janë normale, por nëse shihni ndonjë ndryshim drastik, atëherë vizitoni gjinekologun.

10. Ndërprerje e gjumit dhe ciklit menstrual

“Nëse ju jeni në të dyzetat e hershme, mund të jetë si shenjë e premenopauzës”, thekson Minkin. Edhepse paraqitja e simptomeve të këtilla në periudhë të hershme, nuk është e pamundur.

What do you think?

-2 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

11 fakte të mahnitshme rreth klitorisit

11 fakte të mahnitshme rreth klitorisit

Pse më vonohen? Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne!

Pse më vonohen? Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne!