A guxojmë të lahemi pas ushqimit, a na ftohin akulloret: Mite apo të vërteta, shpjegojnë ekspertët…

Gjithmonë na kanë mësuar mos të hamë para se të lahemi, apo si duhet vepruar për ta hequr aromën e hudhrës nga goja.

Ja çfarë sugjerojnë ekspertët, nëse këto gjëra janë të vërteta apo vetëm mite.

 

A duhet të notojmë, pasi të kemi ngrënë?

Kjo është një fjali që na është thënë nga nënat tona, “Mos notoni pasi të keni ngrënë ose do të fundoseni”.
Nuk ka arsye pse kjo të ndodhë, por nëse futeni thellë në ujë kjo mund të shkaktojë fryrje në stomak. Kjo për faktin se po të qëndroni në pozitën horizontale lejon ikjen e acidit nga stomaku dhe të kthehet prapë në ezofag, e kjo më pas e shkakton urthin, apo të djegurat në gjoks.

 

Si ta hiqni qafe erën e hudhrës?

Aroma e hudhrës shkaktohet nga substancat që përmbajnë sulfur. Mënyra më e mirë për të hequr qafe aromën e hudhrës nga goja është të konsumoni një mollë, thuhet në studimin e ekspertëve nga universiteti në Ohajo. Shkencëtarët kanë studiuar lloje të ndryshme të ushqimit që kanë ndikuar në përbërësit e sulfurit, pasi që kishin konsumuar hudhër të freskët. Ishin pikërisht mollët e freskëta ato që e kishin neutralizuar aromën e hudhrës nga goja.

Nëse tejkaloni një shujtë, cila duhet të jetë ajo?

Shumë njerëz e bëjnë këtë për të humbur në peshë, por nëse e shmangni një shujtë, atëherë vetëm sa do t’i përkeqësoni gjërat, sugjeron Priya Tew nga Asociacioni Britanik. Sipas saj, anashkalimi i një shujte ndikon në uljen e menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, e kur të hani përsëri, do të çrregulloni nivelin e insulinës, e kjo në vend se të humbni në peshë, ka efekt të kundërt. Por, nëse vendosni ta anashkaloni një shujtë, le të jetë dreka, në mes të ditës.

A mundet vërtet ushqimi i ftohtë të na “ftohë”

Kur të ngrohet moti, në mënyrë natyrale konsumojmë diçka të ftohtë, akullore për shembull. Por, nuk ekziston asnjë fakt i vetëm se ushqimi i ftohtë mund të na e ftohë organizmin, thotë profesoresha Susan Lanham-New. Secili lloj i ushqimit do të tretet, dhe me këtë rast ushqime të tilla do të na bëjnë që për më shumë të ndihemi më të nxehtë. Puna më e mirë, kur të ndiheni të nxehur është të pini sasi të mjaftueshme të ujit.

What do you think?

0 points
Upvote Downvote

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Comments

0 comments

Gabimet që i bëjmë gjatë kafjallit!

Ju mpihen shpesh gjymtyrët? Është 1 nga 6 shenjat që tregojnë mungesën alarmante të këtij elementi!