Hani lakër të kuqe për organizëm të shëndetshëm …

0 130

Lakra e kuqe është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat mund të jenë aleate të shkëlqyeshme për shëndetin, pasi që forcon imunitetin dhe lehtëson detoksifikimin.

Dallimi midis lakrës së kuqe dhe asaj të zakonshme është që e kuqja ka antocianinë, pigment nga familja e flavonoideve të cilat janë antioksidantë të fuqishëm dhe kanë mjaft vitamina C dhe E.

Janë këto disa nga arsyet përse duhet ta konsumoni këtë perime bashkë me ushqimin:

Shëndeti i syve

Konsumimi i lakrës së kuqe ndihmon shëndetin e syve, sepse përmban sasi të mëdha zeaksatine dhe luteine. Këto dy elemente paraqesin mbrojtje natyrale nga dielli, të cilat pengojnë depërtimin e rrezeve UV deri te retina.

Metabolizmi më i mirë

Është e njohur që lakra e kuqe ka efekt të shkëlqyeshëm në metabolizëm. Kjo do të thotë që pengon problemet siç janë metabolizmi i keq apo konstipacioni. Lëngu i lakrës gjithashtu është efikas në trajtimin e të thatit, posaçërisht të të thatit peptik.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës

Edhe një arsye që të hani lakër të kuqe është që lëngu i lakrës përshpejton krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe eliminon toksinet e dëmshme nga trupi. Është e nevojshme që të konsumoni vetëm një filxhan të lakrës së kuqe në ditë në mënyrë që të merrni 216 mg kalium, përkatësisht 6% të sasisë së rekomanduar ditore.

Ul nivelin e kolesterinës

Edhe një përparësi e lakrës së kuqe është ajo që ul kolesterinën dhe thartirën e urinës në saje të sasisë së madhe të squfurit të cilin e përbën. Sasia e këtillë krijon aromën e saj karakteristike.
Niveli i kolesterinës dhe i thartirës së urinës ulet për shkak të këtyre faktorëve: fibrat të cilat gjendjen në lakër të kuqe pengojnë absorbimin e kolesterinës nga artikujt e tjerë. Apolipoproteina LDL, e cila mund të gjendet në mëlçi zvogëlohet, sepse nuk ka më aq shumë kolesterinë për qarkullim. Antioksidantët në lakrën e kuqe zbërthejnë indet me çka fitohet më shumë energji.

Aleat kundër kancerit

Sasia e antioksidantëve të fuqishëm të cilët i merrni nga lakra e kuqe i ndihmon trupit tuaj që të luftojë radikalet e lira të cilat paraqesin njërin ndër iniciuesit e karcinomeve. Gjithashtu është efikase për pengimin e rritjes së qelizave kancerogjene.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...