Hormonet mund t’i mbani nën kontroll duke ngrënë shegë, rrush dhe vezë!

0 106

Trupat tanë janë ekosisteme delikate të cilët duhet të mirëmbahen në mënyrë të duhur. Gjërat që i hamë dhe shprehitë e mira dhe të këqija që i kemi, ndikojnë në mirëqenien tonë të përgjithshme, duke i përfshirë edhe nivelet e hormoneve.

Këto nivele janë të rëndësishme dhe fatmirësisht ka disa gjëra të cilat mund t’i bëjmë në përditshmëri për t’i mbajtur ato në nivele të balancuara.

Testosteroni

Hormoni më i njohur mashkullor, testosteroni, është shumë më i rëndësishëm sesa mendoni. Përderisa e rrit forcën e eshtrave dhe muskujve, testosteroni është krucial edhe për zhvillimin e meshkujve gjatë pubertetit, ndërsa në moshën e rritur nevojitet te meshkujt për të prodhuar spermë. Nivelet e testosteronit ndikojnë në dëshirën seksuale dhe energjinë. Ushqimi luan rol të rëndësishëm në nivelet e testosteronit dhe, sipas Men’s Fitness, produktet e sojës dhe konsumimi i tepërt i alkoolit mund ta zvogëlojnë këtë hormon. Në anën pozitive, Men’s Health i liston rrushin, shegën dhe vezët si ushqime që i përmirësojnë nivelet e këtij hormoni.

Estrogjeni

Ushqimi luan rol të rëndësishëm edhe tek estrogjeni – hormon femëror i cili e rregullon ciklin menstrual, ndikon në rritjen e gjinjve dhe i ruan eshtrat e të dy gjinive. Stabilizimi i peshës mund të ndihmojë në mirëmbajtjen e niveleve të estrogjenit, pasi të qenit nënpeshë mund ta zvogëlojë prodhimin e hormonit, përderisa nivelet e larta të estrogjenit janë të ndërlidhura më shumë me obezitetin apo mbipeshën.

Gjithashtu mund të lexoni
Komentet
Po ngarkohet...

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptMë shumë